Seanca në themel ndaj Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku mungon sërish! Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit: E pamundur të jem pjesë nga leja e lindjes

Jul 7, 2026 | 11:15

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet këtë të martë seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

erion veliaj gjykata administrative (3)

Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Edhe në seancën e kaluar ai mungoi, ndërsa nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi i tij.

Sipas mbrojtjes, kryebashkiaku refuzon të marrë pjesë në seancë për shkak të kundërshtimit të vendosjes në kafazin e qelqtë, kërkesë që është rrëzuar nga gjykata. Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe kërkesën për transmetimin live të procesit. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Gjatë seancës, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përmes mbrojtjes kërkoi pezullimin e gjykimit, duke argumentuar se ndodhet me leje lindjeje.

Avokati i saj tha se klientja është në pamundësi objektive për të marrë pjesë në seancë dhe kërkoi pezullimin e procesit.

Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK-ut u shprehën:

“Nëse gjykata e çmon të arsyeshme, le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga ajo e të pandehurve të tjerë.”

Avokati i Xoxës deklaroi se vendimmarrja i takon gjykatës, duke theksuar se ligji e parashikon një mundësi të tillë.

SPAK: Nëse gjykata e çmon të arsyeshme, le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga të pandehurit e tjerë.

Avokati i Xoxës: Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit.

Ka mjaft raste, për shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore, pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi.
Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët, mendojmë që s’i shërben ekonomisë gjyqësore.

Avokati Maks Haxhia: Për ta saktësuar, ne nuk kërkojmë pezullim të të gjithë procesit derisa të përfundojë leja e Xoxës.

ajola xoxa kerkese

ajola xoxa kerkese

ajola xoxa kerkese

© Panorama.al

Te lidhura