Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-së, që do zhvillohet këto dy ditë në Ankara të Turqisë.
Agjencia për Median dhe Informim bën me dije se Rama do takohet me shefin e NATO-s Mark Rutte, ndërsa nesër do të ketë një takim dypalësh i delegacionit shqiptare me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Njoftimi:
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Znj. Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.
Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.
Të nesërmen në Ankara, Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë Samit rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë si një aleate aktive dhe e besueshme në NATO, si edhe kontributin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.
© Panorama.al












