ACR- minatorë, nuk ka ende një marrëveshje

Sep 7, 2011 | 16:14
Momenti i daljes nga greva e urisë së minatorëve

BULQIZE- Takimi mes kompanisë konçesionare ACR dhe minatorëve ka përfunduar sërish pa sukses. Minatorët kanë vlerësuar se kompania nuk ka potësuar të gjitha kushtet, ndërsa kjo e fundit u ka premtuar atyre vëtëm 1 muaj pagesë për grevën dhe ndërprerjen e punës, rritjen e pagës në masën 20%, investime në minierë dhe përmirësim të kushteve të punës. Kërkesë e paplotësuar mbetet ajo e largimit të  drejtorit te minieres nga puna, qe nga ana e ACR-së eshte cilesuar e pabazë.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, minatorët i kanë bërë thirrje parlamentit shqiptar që të shprehet për situatën e krijuar, ndërsa kanë kërcënuar se që nga nesër ata do t’i rikthehen protestave. Minatorët kanë paralajmëruar gjithashtu edhe rifillimin e grevës së urisë.

Kompania ACR ka premtuar gjithashtu, se do tu paguajë pagë të 13-te ne fund te vitit.

Ne takimin e sotëm mes minatoreve dhe ACR-se, ka marre pjese edhe kreu i Sindikates se minatoreve, Taf Koleci.

© Panorama.al

Te lidhura