A është goditur korrupsioni nga SPAK? Klodian Braho: Është e lehtë që të thuash “një zyrtar duhet të shkojë në burg”, por të duhet kohë për ngritjen e akuzës

Dec 11, 2025 | 14:58

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, i pyetur nëse është goditur korrupsioni nga Prokuroria e Posaçme, ai theksoi se e ka bërë detyrën e saj në këtë drejtim duke parë nivelin e zyrtarëve dhe çështjeve.

Drejtori i SPAK-Klodian-Braho-KLP-Platforma-SHBA-takimet-ambasadoret-tryeza-zgjedhja (6)

Por, ai deklaroi se nuk mund të pretendohet që SPAK të dedektojë të gjithë korrupsionin në Shqipëri.

Braho shtoi se SPAK jep shembullin që një zyrtar goditet, “por për të arritur që të mos kemi korrupsion duhet diçka më tepër se sa SPAK”.

Ai u shpreh se është e lehtë të thuash që një zyrtar ka bërë korrupsion dhe duhet të shkojë në burg, por deklaroi se duhet koha e nevojshme për të ngritur akuzë.

“Nuk mendoj që korrupsioni s’është goditur, duke parë nivelin e zyrtarëve, çështjeve mendoj se SPAK ka bërë detyrën në këtë drejtim. Nuk mund të pretendohet që i gjithë korrupsioni në Shqipëri, SPAK të jetë në gjendje ta dedektojë dhe ndjekë penalisht, jep shembullin që një zyrtar goditet, por për të arritur që të mos kemi korrupsion duhet diçka më tepër se sa SPAK.

Është e lehtë të thuash që x zyrtar të shkojë në burg, është i korruptuar por duhet të kesh kohën e nevojshme për të ngritur akuzë dhe mbrojtur çështjen në gjykatë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura