A do të hiqni dorë nga politika nëse nuk arrihet rotacioni? Përgjigjet Berisha: Gjerë në orën e fundit të jetës sime zotohem do të përmbys diktaturën e dytë!

Jan 9, 2025 | 14:57

Nga Fieri ku zhvilloi një vizitë në burgun ku po vuan dënimin demokrati Ervin Salianji, kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat.

Teksa tregoi se si shkoi vizita dhe takimi i tij me Salianjin, Berisha u pyet nga gazetarët nëse mendon të largohet nga politika në rast se në zgjedhjet e 11 majit nuk bëhet rotacioni.

“Përmbysja e diktaturës është misioni për të cilin unë zotohem gjerë në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, një diktaturë e bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve”, ishte përgjigja e Berishës.

© Panorama.al

Te lidhura