8 marsi, 100 vjet përpjekje për barazi

Mar 8, 2011 | 8:26

Ky vit shënon 100 vjetorin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të grave.  Një 100 vjetor, në shenjë të po kaq vjet përpjekjesh të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta.

Barazia e femrave dhe meshkujve është e drejtë themelore dhe parim i përbashkët në Bashkimin Evropian, e sanksionuar me Marrëveshjen e BE-së dhe Kartën e të Drejtave Themelore.

Megjithate, raportet tregojnë se pabarazia në vendet e BE-së ende ekziston. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e grave dhe barazinë e gjinive, gratë fitojnë mesatarisht 17.5 % më pak të ardhura se meshkujt.

© Panorama.al

Te lidhura