VLORË- Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Vlorë në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, Ardian Kollozi.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha, tha se për çdo shqiptar 8 maji nuk është një verdikt për të shkuarën, një ndëshkim për të shkuarën, është një zgjedhje për të ardhmen më të bukur, më të merituar.
Arma jonë sekrete është besim tek ju, energjia, medja, dhe entuziazmi juaj, iu drejtua ai vlonjatëve.
Kryeministri ftoi qytetarët e Vlorës, që të vlerësojnë bindjet e tyre, se Vlora mund të behet një nga qytetet më të zhvilluara të Mesdheut, se Shqipëria mund të behët një nga vendet më të zhvilluara të Europës.
Berisha u zotua para vlonjatëve se në 100 vjetorin e Pavarësisë, bashkë me Ardian Kollozin do ndërtojë Vlorën, kryeqytetin shpirtëror, historik të kombit.
Kreu i qeverisë premtoi gjithashtu se në katër vitet e ardhshme në Vlorë do të ketë investime, në infrastrukturë, punësim, turizëm, arsim dhe shumë sektorë të tjerë.
© Panorama.al











