Berisha, thirrje komisionerëve: Zbatoni ligjin

May 4, 2011 | 13:27

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i është drejtuar sot me një mesazh gjithë komisionerëve që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

“Thirrja ime është që pa asnjë ndikim partiak, të zbatoni ligjin. Ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin”- ka thënë Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Berisha ka siguruara komisionerët, se pavarësisht nga forcat politike që i përkasin, ai ka besim të plotë tek ata, morali, integriteti i tyre, vendosmëria dhe qëndrimi i tyre para ligjit.

“I bëj thirrje forcave politike që në trajnimet që ju bëjnë komisionerëve të përfshijnë të gjitha rekomandimet e OSBE ODHIR. Në zgjedhjet e 2009 për vendosëm një sistem unik në planet, ky sistem u certifiku adhe rezultati i tij eishte vetëm një gabim i vogël në Shkodër. ky sistem po nijhet si sistemi më i saktë përsa i përket numërimit. Raporti thotë se vetem 1/3 e numërimit në proces kishte probleme”,- tha me tej ai.

Sipas kryeministrit, fushata është shoqëruar me incidente, të cilat mund të shmangeshin dhe janë plotësisht të papranueshme. Por, pavarësisht kësaj, sipas shefit të qeverisë, fushata ishte me pjesëmarrje masive të qytetarëve, që sipas tij është dëshmi e vullnetit të tyre për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 8 majit.

Berisha ka kujtuar se dita e zgjedhjeve përkon me festën e Europës. “Nuk ka nderim më të madh, se pjesëmarrja dhe zgjedhjet me standarde në këtë ditë”- ka thënë ai.

© Panorama.al

Te lidhura