“70% të buxhetit për shoqe Lubinë!”- Balliu: I keni dhënë paratë ministrisë që ka thyer rekorde për vjedhje! Në Qukës-Qafë Plloçë u shkërmoqën 260 milionë euro

Dec 2, 2025 | 21:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e cilësuar Kuvendin një sallë hajdutësh dhe një sallë që prodhon problemet e shqiptarëve, në vend që t’i zgjidhë ato.

klevis balliu kuvend

Ai akuzoi qeverinë se gjen kohë “të telefonojë analistë për të mbrojtur Ballukun”, por nuk gjen kohë të zgjidhë problemet e qytetarëve, duke u ndalur tek rastet e përmbytjeve pak ditë më parë.

“Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, të marrë median në telefon, analistë të pavarur që i mbani ju me rrogë, për të thënë që Belinda Balluku është shumë e mirë. Si ka mundësi që gjithë kjo qeveri gjen gjithë këto kohë për të mbrojtur çdo hajdut të mundshëm, por nuk gjeni dy minuta kohë për të shkuar për shembull në Astir të ndërtoni një shkollë, keni 10 vjet.  Apo një kopsht, apo një çerdhe”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi në rrugën Qukës–Qafë Plloçë u shkërrmoqën 260 milionë euro të qytetarëve nga reshjet e shiut, ndërsa aksi Korçë–Ersekë, u prish për herë të dytë, duke rrezikuar jetët e njerëzve.

“A ka vend të botës që ekziston kjo që me shi prishen rrugët? Qukës-Qafë Plloçë, si ka mundësi që u shkërmoq 260 milionë euro të qytetarëve. Korçë-Ersekë, hera e dytë që iu prishet. Por rrezikoni kokat e njerëzve dhe nuk e thoni një fjalë”, tha ai.

Balliu theksoi se qytetarët kanë të drejtën legjitime të kërkojnë llogari pasi qeveria i dha 70% të buxhetit “shoqe Lubisë, ministrisë që ka thyer rekorde për vjedhje në të gjithë Evropën”. 

Balliu: Kjo sallë që në vend që të zgjidhi problemet e shqiptarëve është kthyer në sallën që i prodhon problemet e shqiptarëve. Kjo vjen falë jush. Unë habitëm se si me një arrogancë të tmerrshme, çdo denoncim i opozitës përbuzet, thuhet se është shpifje. Po mirë, DASH shpif kur thotë që ne jemi kthyer në vend trafikantesh? Europoli shpif kur thotë që që ne jemi kthyer në vend trafikantësh?

Si ka mundësi që çdo akuzë e opozitës është vërtetuar. Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, të marrë median në telefon, analistë të pavarur që i mbani ju me rrogë, për të thënë që Belinda Balluku është shumë e mirë. Si ka mundësi që gjithë kjo qeveri gjen gjithë këto kohë për të mbrojtur çdo hajdut të mundshëm, por nuk gjeni dy minuta kohë për të shkuar për shembull në Astir të ndërtoni një shkollë, keni 10 vjet.  Apo një kopsht, apo një çerdhe.

Si ka mundësi që po të këtë hallë ndonjë nga këta trafikantët tuaj, gjen zgjidhje nga më të ndryshmet që ai ta kalojë një procedurë apo një gjë tjetër, për të ndërtuar një hotel, siç ishte rasti i fundit me 45 milionë euro nga një avokat me duar në xhepa që nuk e njeh njëri dhe ju e shpallni investitor strategjik. Si ka mundësi që i gjendeni gjithmonë këtyre njerëzve, ndërkohë qytetarëve që përmbyten nuk i gjendeni, nuk i dini ku janë dhe nuk u fol një fjalë sot nga mazhoranca për këtë.

Kjo është dita që ju duhet të jepni llogari te qytetari dhe këtu nuk ka asnjë ministër. Këta duhet të japin llogari, janë bërë përmbytjet ku është ministria e Mbrojtjes. Tre atentate për dy javë, ku është ministrja e Brendshme? Sa veta duhet të vdesin këtu që të thoni ju, prit një moment.

Këto nuk janë akuza të opozitës, se kam parë sot që keni folur edhe për patriotizëm. Çlidhje keni ju me patriotizmin. Partia e Popoviçit çfarë lidhje ka me patriotizmin? Ca lidhje keni ju që krenoheshit nëpër arena ndërkombëtarë kryeministri juaj që thoshte ‘unë nuk shkoj mire me kryeministrin e Kosovës, por shkoj shumë mirë me kryeministrin e Serbisë’. Çfarë krenarie ishte kjo? Si mund të flisni ju për patriotizëm?

Po minimalja që mund të bënit sot në këtë seancë është të vinit dhe të jepnit llogari që pse me dy pika shi, përmbytet e gjithë Shqipëria, që pse na shkatërrohen rrugët kur bie shi. A ka vend të botës që ekziston kjo që me shi prishen rrugët? Qukës-Qafë Plloçë, si ka mundësi që u shkërmoq 260 milionë euro të qytetarëve. Korçë-Ersekë, hera e dytë që iu prishet. Por rrezikoni kokat e njerëzve dhe nuk e thoni një fjalë. Pse?

Xhepat janë të ngrohta, paratë vijnë mirë dhe këtu qeshni, dhe kjo sallë si përfundim qëndron ajo që është. Një sallë hajdutësh që vijnë këtu për të justifikuar vjedhjet e tyre dhe për të bërë propagandën e zakonshme. E vërteta është që ju bëni mirë që bëni kështu, për sa kohë ne nuk vijmë këtu brenda dhe t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë. Se është një qeveri që i ka nxjerrë shqiptarët jashtë këtij vendit, ata duhet të vijnë t’ju nxjerrin juve nga ky Kuvend…

Ata kanë të gjithë të drejtën legjitime të vijnë këtu dhe t’ju marrin këtë qua pezullon Gjykata dhe ju nuk njihni vendimet e gjykatës, që t’ua marrin këtë  kryeministrin gjatoshin, palloshin tuaj, çfarë e quani ju, dhe t’jua nxjerrin jashtë dyerve të këtij Kuvendi. Si ka mundësi mor zotëri që gjeni kohën për të mbrojtur çdo hajdut të mundshëm dhe nuk mbroni qytetarin, si ka mundësi? Mbroni çdo kriminel.

Jeni çuar në këmbë për Saimir Tahirin, për Veliajn, tani për Ballukun, si nuk u çuar në këmbë për një fermer, për nxënësit që nuk kanë libra se i keni mbushur me armë dhe më drogë. Në 12 vite ju e keni këtë pushtetin e jashtëzakonshme, dhe te ky buxhet, 70% ja dhatë shoqe Lubisë, ministrisë që ka thyer rekorde për vjedhje në të gjithë Evropën. Ju qofshi.

© Panorama.al

Te lidhura