TIRANE- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar sot se mosplotesimi i kriterit politik ishte shkak per refuzimin e statustit kandidat per Shqiperine ne BE.
Gjatë tryezës për rishikimin e planit të veprimit të Integrimit, ne prani edhe te kreut te prezencës së BE-së në Tiranë, Etore Sekui, perseriti angazhimin e qeverise per plotesimin e gjithe kritereve te kerkuara nga KE.
“Bojkoti i gjatë nga ana e opozitës dhe ligjet me 3/5 ishin kriter i parë për mosplotësimin e kriterit politik. Ne presim që të mos kemi më pengesa të tilla. E rëndësishme është që ligje të tjera me 3/5 të miratohen, sikurse dhe hapa të tjerë”, tha Bregu.











