“6 milionë euro për Latifin, që t’ia bëjë oqeanin kos”, Rama: Nuk e bullizoj kënetën, është satirë! Marrin një tendë, fusin bufin dhe bën premtime spektakolare

May 4, 2025 | 15:59

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Lezhë për takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

rama edi lezhe

Rama në fjalën e tij nuk la pa ironizuar Berishën dhe opozitën, që kanë paguar 6 milionë dollarë te Chris LaCivita për të hequr non gratën.

Më tej Rama theksoi se ai nuk bullizon PD-në por e satirizon për gabimet apo gafat që bën Berisha.

Rama: 6 mln për Latifin, tha po e marr po i jap 6 mln që të më ndihmoj këtu dhe të ma bëj oqeanin kos. Po bën premtime spektakolare, bën dhe ca gabime. Në Gramsh tha shikon se ç’i bënë Gramshit, nga 50 mijë njerëz bën 60 mijë njerëz. Është në ankth të madh se i erdhi dita.

Deti kos e bën po oqeanin nuk e kalon. Ka llocur. Është tamam kënetë. Nuk i bullizoj, është satirë. Satira dhe karikatura janë format më të lartë të kritikës. Satira është e dhimbshme. Marrin një tendë. Fusin bufin në hije dhe thotë ato pensionin do e bëj nën 200 euro. Aty nën hije. Kënetë komplet.

© Panorama.al

Te lidhura