TIRANË- Në 45 vjetorin e Akademisë së Arteve, kreu i qeverisë iu drejtua me një apel pushtetit lokal për të qenë më të vëmendshëm ndaj artistëve dhe punës së tyre krijuese.
“U bëj thirrje autoriteteve vendore të vendosin bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Arteve se mund të transformojnë qytetet tuaja. Rastësisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës më tregoi disa punë të studentëve, punë për Tiranën, por kjo duhet të ndodhë për të gjitha qytetet. Ne duhet ta bëjmë këtë se me shumë pak përpjekje ne u japim atyre atë që meritojnë, kurse qytetarëve respektin dhe dinjitetin që ata meritojnë nëpërmjet veprave”, tha Berisha, në fjalën e mbajtur me këtë rast.
Ai ka vlerësuar punën e mirë që është bërë nga ky institucion, duke vlerësuar se në 45 vite akademia ka nxjerrë kolosë në të gjitha artet e bukura, pamore.
Ai shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetjen e duhur për të gjithë ata që nuk kanë mundësi pasqyrimi për shkaqe financiare. “Një njeri që s’ka dhe hyn me vështirësi në atë degë kjo është e dhimbshme. Në qoftë se kjo ndodh të Artet, kjo është edhe me e dhimbshme, sepse përjashtohet një talent. Ndaj me Ministrinë e Arsimit do mundësojmë financimin e universitetit në mënyrë që talentet të shpalosin artin pavarësisht pamundësisë ekonomike”- tha Berisha.
Ai kërkoi mbështetjen e talenteve dhe studentëve të japin kontributin tyre me punët më të mira për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

© Panorama.al