Policia e Kryeqyteti njoftoi sot nisjen e procedimit penal ne gjendje te lire per 3 funksionarë të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm pasurisë shtetërore në vlerën e rreth 4 000 000 lekë.
Në hetim jane Mariana Thoma Xhori, 59 vjeç, banuese në Tiranë, me profesion ekonomiste, ish Shefe e Zyrës së Finacës e Agjensisë së Shërbimit të Sporteve, Pëllumb Skënder Velaj, 59 vjeç, banues në Tiranë, ish teknik i mesëm në Agjensinë e Shërbimit të Sporteve, dhe Mustafa Ismail Tukseferi, 62 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në Agjensinë e Shërbimit të Sporteve, Tiranë.
Procedimi i tyre është bërë pas një hetimi disa mujor në kuadër të operacionit të koduar “Sportisti”.
Ata dyshohet se duke qenë anëtar të komisionit të blerje të vogla pranë Agjensisë së Shërbimit të Sporteve Tiranë, përgjatë periudhës janar – shtator 2008, kanë kryer procedura prokurimesh për blerje të vogla në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Misioni i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve është mbeshtetja e aktivitetit te federatave sportive dhe ofrimi i sherbimeve logjistike per to.
Ajo realizon te gjitha sherbimet per federatat e sportit dhe institucionet e tjera sportive, si marredheniet financiare, arranxhimet logjistike etj. Eshtë institucion në vartësi të ministrisë së Kulturës Rinisë e Sporteve dhe financohet nga buxheti i shtetit.
© Panorama.al











