Grupi muzikor “30 Seconds to Mars” shënoi një rekord të ri në librin e rekordeve botërore “Guinness”, duke mbajtur mbi 300 koncerte përgjatë dy vjetëve, me albumin e tyre të fundit “This is war” (Kjo është luftë).
Albumi doli në shitje në dhjetor të vitit 2009.
Vokalisti i grupit Xhered Leto, tha se edhe pas gjithë këtyre koncerteve, është i befasuar se si i gjithë grupi ia arriti dhe ia doli mbanë pa u lodhur.











