
Një nga programet më të suksesshme në historinë e televizionit amerikan, The Oprah Winfrey Show, mbyllet pas 25 vitesh në transmetim. Por impakti që Oprah ka patur në audiencë do ta ndjekë për një kohë të gjatë televizionin.
Më poshtë, ja kush janë 10 momentet më interesante në 25 vite television të Oprah Winfrey.
1986: Oprah i tha audiencës së saj se ajo ishte dhunuar seksualisht kur kishte qenë fëmijë.
1988: Oprah shfaqet me xhinse të masës 10, dhe me elegante se kurrë, ndërsa ajo humbi jashtëzakonisht ne peshë në katër muaj. Por, kjo formë e saj nuk zgjati shumë.
1993: Show i saj televiziv arriti audiencën maksimale kur Oprah intervistoi Michael Jackson në kulmin e famës së tij.
1997: Komedianja amerikane, prezantuesja televizive dhe aktorja Ellen DeGenerees, bëri publike preferencat e saj seksuale gjatë showt të Oprahs, duke pohuar se ajo ishte lesbike.
2004: Rreth 276 persona pjesë e publikut ne studio të Oprah Winfrey Show, shkuan në shtëpitë e tyre me një makinë Pontiac, secila me vlerë $ 28,400 dhurate nga Oprah
2005: Ndoshta një nga momentet më domethënës të kaluara në Shown e saj, eshte kur aktori Tom Cruise, kerceu mbi divanin ku po zhvillohej intervista, ndërsa fliste për lidhjen e tij të re me Kati Holmes, tani gruaja e tij.
2006: Oprah ka patur ndikim të madh edhe në fushën e botimeve, me klubin e saj të librit, ku ka dhënë miliona para për botime librash. Një nga rastet më tipike është ndihma që i dha, James Frey për botimin e librit të tij “A Million Little Pieces”, i cili fliste për historinë e tij dhe heqjen dorë nga droga, i cili u bë një bestseller pas promovimit ne shown e Oprah.
2007: Hapja e një shkolle në Afrikë. “Winfrey’s Leadership Academy”, në afërsi të Johannesburg, u hap në vitin 2007 dhe kushtoi $40m.
2007: Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 në SHBA, Oprah dha mbështetjen e saj për Barack Obama dhe jo për Hillary Klinton.
2011: Nata e Lamtumirës. Gjatë regjistrimit të showt të saj final u shfaqen disa nga personazhet më në zë të momentit, si Tom Cruise, Maddona, Will Smith e shumë të tjerë duke e bere mbremjen shume emocionuese.
© Panorama.al











