21 janari, Sajmir Tahiri dëshmon në Prokurori

Dec 1, 2011 | 14:39
Sajmir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri ka qenë sot në prokurori ku ka dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit. Pas dëshmisë për ngjarjet, që u shoqëruan me 4 demonstrues të vdekur, Tahiri deklaroi për mediat se dhuna nuk u shkaktua nga protestuesit, por nga ata që duhet të mbronin qytetarët dhe institucionet.

Tahiri ka bërë me dije se opozita është e gatshme të japë gjithë kontributin e saj për hetimet, por shtoi se një vullnet i tillë nuk shihet nga autoritetet.

“Pala që organizoi vrasjet nuk ka gatishmëri për hetimet. Kjo tregon pabarazi dhe mungesë të shtetit ligjor. Ne dhe familjarët e viktimave kërkojmë drejtësi.”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura