TIRANE- Një ditë para 1 vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, Partia Demokratike me anë të një deklaratë i ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa ka shprehur vendosmërinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka nga selia blu tha se; “Sot pas një viti, përsëri Partia Demokratike i shpreh edhe njëherë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe garanton se drejtësia do të bëhet.”
Paloka e quajti Prokurorinë “Prokuroria politike” dhe si pjesëmarrëse në skenarin e përmbysjes së shtetit me dhunë.
Kjo Prokurori, vazhdoi më tej Paloka, jo vetëm që s’ka bërë asnjë hetim për organizatorët e asaj protestë, por pëkundrazi ka prishur provat duke shpresuar se ata mund t’i shpëtojnë gjyqit.
“Partia Demokratike zotohet se kjo ngjarje nuk do kalojë kurrë pa hetim të plotë”- përfundoi Paloka.
© Panorama.al











