Avokati Spartak Ngjela komentoi hetimin e SPAK për vrasjet e 21 janarit 2011, gjatë një proteste të opozitës së kohës para kryeministrisë.
Ngjela thotë se Berisha kishte dy rrugë ose të largohej nga zyra se i rrezikohej jeta, ose të rrinte në zyrë.
Megjithatë me këtë rrugë të dytë ai shton se po të rrinte dhe të vritej do shpallej hero, pasi u vra në detyrë.
Spartak Ngjela: Me intuitë do i marrim. Pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Nuk mund të gënjejë gjykata ndërkombëtare. Provat e reja ku janë? Mendimi im që kanë gjetur prova të reja me Saliun dhe me mënyrën si u sollën atë ditë me revoltën, që ishin në një tubim paqësor. Ku ishte lufta? Kishte armë?! Jo. Kam qenë poshtë dy kullave.
Kush është ligji që të lejon të bësh vrasje? Ju duket gjë e lehtë vrasja. Nuk ishin të armatosur. Populli ishte grumbulluar në një tubim kundër qeverisë. Kryeministri ishte në zyrë. Dy rrugë, ose kryeministri lë zyrën dhe ikën. Po të rrijë atje, jeta e tij mund të vihet në rrezik. Po u vra është hero. Po vrau është ligji. Po të vritej atje, do ishte hero. Nuk iku nga zyra. Unë do ikja nga zyra. Pse do vritesha. Se nuk ishin normal, ishin me një dehje psikologjike.
Ja kanë hequr nga dora automatikun. Jemi ne këtu, po të ndodhi ndonjë gjë këtu, video është Kaliforni. Serverët botërorë, janë atje, të të gjithë atyre që ka interes Amerika. Video me armë ata e sollën, e ka SPAK. E kanë në një nivel që nuk e tregojnë se si e realizojnë.
© Panorama.al












