’21 janari, drejtësi si luftë për mosndëshkimin’

Jan 19, 2012 | 13:31
Fiona McIlwham

Deklarates se dhene nga trojka e ambsadoreve te SHBA, OSBE dhe BE per hetim te paanshem dhe zbardhje te 21 janarit i eshte bashkuar sot ambasadorja britanike ne vendin tone, Fiona McIlwham.

Sipas saj, në prag të përvjetorit të protestës së 21 janarit, mendimet janë me familjet e atyre që u vranë.

“Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Siç e kanë deklaruar edhe miqtë ndërkombëtarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi. Janarin e kaluar, ministri ynë për Europen, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet – me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët për hetimin”- thuhet ne deklarate.

Sipas ambasadores, në Mbretërinë e Bashkuar, eshte mesuar se gjatë një procesi të gjatë dhe shpesh të dhimbshëm të zhvillimit demokratik, se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojnë me paanshmëri, dhe ndiqen me kujdes nga media për tu siguruar se janë të drejtë.

“Vetëm disa javë më parë ne Britani, dënimi i dy burrave pas 19 vjetësh për vrasjen raciste të një nxënësi, vërtetoi përsëri rolin thelbësor që luajnë presioni publik dhe presioni mediatik në shtyrjen përpara të reformave dhe për të siguruar se asnjë nuk qëndron mbi ligjin. Shqipëria ka tani një mundësi të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi. Ne shpresojmë se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, thuhet me tej.

© Panorama.al

Te lidhura