Imuniteti, të premten Tom Doshi para Këshillit

Jan 24, 2012 | 15:40

TIRANE- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka vendosur sot qe diten e premte ne oren 10.00, deputeti Tom Doshi do te jape shpjegimet e tij per kerkesen e prokurorise per nisjen e procedures hetimore per 21 janarin.

Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate mes kreut te Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut te grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci.

Nderkohe qe Topalli ka kerkuar moszvarritjen e procedurave dhe nisjen qe neser ne 11.00 me pyetjen e deputeteve te PS-se, Ruci ka kerkuar zbatim te rregullores dhe mbledhjen e keshillit te Mandateve, diten e premte.

Keshilli, drejtuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka njohur keshillin me tre dosjet e mberritura nga Prokuroria per kerkesen per procedim penal të 3 deputetëve socialistë, Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi.

“Kur bëhet kërkesë për autorizim për procedim penal, Kuvendi nis menjëherë procedurën. Kjo mbledhje është thirrur për t’i bërë të njohur anëtarët e këtij këshilli dosjet e sjella pas një viti nga Prokuroria e Përgjithshme. Deputet janë lajmëruar, do zbatohet rregullorja. Kuvendi do të japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim të gjithanshme të asaj dite të zezë të 21 janarit të një viti më parë. Them të zgjedhim relatorët që d të hartojnë raportin dhe nesër të thërrasim në orën 11.00 njërin nga këto tre deputete për të dhënë mundësi në respekt të rregullores për të dhënë shpjegimet e tyre”- tha Topalli.

Kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka kerkuar zbatimin e rregullores, t’i lihet kohe anetareve te njohen me dosjet dhe vete deputeteve te njihen me materialet e mberritura.

“Nuk kemi asnjë vërejtje, pasi jemi të qartë që si ata dhe të gjithë ne, veprimtaria jonë ka qenë në përmbushje të plotë të ligjeve dhe të drejtës që siguron Kushtetuta. Meqë hetimi duhet të prekë politikën, ka radhë dhe hetimi nis nga ata që dhanë urdhër, ata kanë emër të përvecëm kryeministri dhe ish ministri i brendshëm”- tha Ruci.

Pas tij ka reaguar Topalli, duke kerkuar te mos zvarritet me tej kerkesa per procedim, qe pritej prej nje viti.

Duke deklaruar zhvillimet e fundit te hetimeve, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se eshtë e nevojshme hetimi i disa deputetëve, të cilët gjatë protestës krijojnë dyshime se me vepimet e kryera kanë organizuar dhunë. “Kështu Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi do hetohen për organizim dhe pjesmarrje në tubim të dhunshëm”,- bëri me dije dje kryeprokurorja Ina Rama.

Pas saj, deputeti socialist, Sajmir Tahiri shprehu ne emer te PS-se, gatishmerine per cdo procedure ligjore, lenien e imunitetit per deputetet e kerkuar, por ka shtuar se kjo do te jete e pakuptimte, nese ne hetime nuk perfshihen edhe kreu i qeverise, Sali Berisha dhe  ish ministri i Brendshem, Lulzim Basha.

© Panorama.al

Te lidhura