
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme tha sot se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim penal të tre deputetëve të Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, pasi dyshohet se mund të jenë organizatorët e demonstratës së 21 janarit.
Sipas saj për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të policisë gjyqësore dhe Policisë të Shtetit.
Në përfundim të këtyre hetimeve, policia gjyqësore dhe ajo e shtetit kanë përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të“Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme” parashikuar nga neni 262 I Kodit Penal, pasi sipas tyre tha kryeprokurorja, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21 janar 2011.
Pavarësisht këtij sugjerimi, kryeprokurorja theksoi se ne, çmojmë se duhet të vazhdojnë hetimet nëse veprimet kanë qenë të organizuara.
Sipas saj,deputetët të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestë se datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të“Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”,
Vetëm pak minuta përpara konferencës së kryeprokurores, zyra e kryeministrit nëpërmjet një deklarate për shtyp sulmoi ashpër Ina Ramën pas mos hetim në drejtim të organizatorëve të demonstratës.
Kryeprokurorja e Pergjithshme hodhi poshte gjithashtu akuzat e maxhorances per bashkepunim te saj me kreun e PS-se Edi Rama.
“Nuk kam bashkepunuar me askend”- ajo.
© Panorama.al











