21 janari, Braçe- Topalli, akuza të ndërsjellta

Jan 26, 2012 | 13:52

TIRANE- Pika e fundit e rendit të ditës në seancën e sotme parlamentare, 60 minuta diskutim i lirë, u mbizotërua nga 21 janari. Debati kulmoi në fund mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Braçe akuzoi strukturat shtetërore se vrasjet e 21 janari janë bërë me paramendim.

“Nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cënuar kryeministrinë. Kryeministrit të vendit, i erdhën njerëzit në bulevard, i vajtën deri të kangjellat dhe i kthyen prapanicën. Pikërisht pse bënë këtë, ai urdhëroi  vrasjen e tyre.”- tha Braçe.

Përgjigjet kryeparlamentarja Topalli, e cila tha se zbatimi i ligjit është në detyrën dhe nderin e atyre që e bëjnë.

“Unë dhe ju të gjithë e dimë se protesta ishte organizuar me molotov, etj  kundër qeverisë, planifikuesit duhet të përgjigjen, dhe i pari është Edi Rama.”- tha ajo.

Braçe akuzoi drejtpërdrejt ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, aktualisht kreu i Bashkisë së Tiranës, si përgjegjës për vrasjet e 21 janarit.

“Garda është institucion në varësi të ministrit të Brendshëm, i gjithë zinxhiri urdhërues i gardës varet nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha”- theksoi Braçe.

© Panorama.al

Te lidhura