“Vajza 15 vjeçe, seks me klientët, paratë i mori i dashuri gardist”

Jun 15, 2012 | 14:19
Garda e Republikës

Zbardhet kallëzimi kundër gardistit Ilirjon Gjoni, i akuzuar se ka shfrytëzuar si prostitutë një vajzë 15-vjeçare me të cilën kishte kryer edhe vetë marrëdhënie seksuale. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi për gardistin masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese. Në kallëzimin e bërë kundër tij e mitura F. S. ka rrëfyer detajet e njohjes me 24-vjeçarin, krijimin e lidhjes së dashurisë me të dhe deri te marrëdhëniet seksuale kundrejt pagesës me persona të tjerë, të cilët gjendeshin prej Gjonit. Po sipas kallëzimit, e mitura ka pranuar vetë të jetojë në banesën e të akuzuarit dhe më pas të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës për llogari të gardistit. Policia ka mundur të kontaktojë një nga klientët. Në telefonin e tij policia ka zbuluar një SMS ku ai këshillohet nga gardisti të mos tregonte gjë në polici. Në vijim paraqitet historia, referuar vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
NJOHJA
Sipas Prokurorisë, dy të rinjtë ishin njohur në mars pranë Fushës së Aviacionit. Ai e ka ftuar për një kafe dhe e mitura ka pranuar. Në lokal, në biseda e sipër, ai i ka0treguar kartën e identitetit, e ka sqaruar që punonte te Garda e Republikës prej 2 vjetësh, ishte me origjinë nga Burreli, beqar, rrinte me qira pikërisht në vilën pranë Fushës së Aviacionit. Kallëzuesja i është prezantuar0me emrin e saj, i ka shpjeguar0që është nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Pjetër Budi”, ishte 15 vjeçe dhe në bisedë e sipër Ilirjoni i ka thënë0që i pëlqente si vajzë dhe mund të vazhdonin një lidhje dashurie së bashku. Atë ditë, data e saktë nuk i kujtohet, ajo së bashku me Ilirjonin kanë qëndruar rreth dy orë duke biseduar dhe Ilirjoni i ka propozuar0që të shkonin0në shtëpinë e tij të marrë më qira. Kallëzuesja ka pranuar, ka0shkuar te shtëpia e tij. Aty i ka shpjeguar për mosmarrëveshjet që kishte pasur me familjen. Ilirjoni i ka thënë të qëndronte për sa kohë ajo kishte dëshirë, duke i thënë se në banesë jetonte së bashku dhe me një shokun e tij. Kallëzuesja ka qëndruar për tri ditë në shtëpinë ku banonte Ilirjoni. Ai e ka prezantuar te rrethi i tij shoqëror vajzën me emrin Mira D., nga Elbasani. Pas tri ditësh Ilirjoni i ka kërkuar vajzës të kryente marrëdhënie seksuale dhe ajo me dëshirën e saj ka pranuar.
“SHFRYTEZIMI”
Pasi kanë kaluar0dy javë kohë qëndrimi në shtëpinë e Ilirjonit, ky i fundit i ka propozuar F. S. të kryente marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës, sepse kishte nevojë për para, të cilat i duheshin për të mbajtur F. S., se u kishte borxhe personave të tjerë dhe i duheshin për të blerë ushqime. Kallëzuesja F.S. ka rënë dakord me propozimin e Ilirjonit, duke u shprehur e gatshme që ta kryente atë punë. Gjatë kësaj kohe Ilirjoni ka ndërruar shtëpinë me qira, për të qëndruar vetëm me F. S. Shtëpia e re ishte vilë trekatëshe. Pasi kanë hyrë në banesë, Ilirjoni ka filluar të gjente personat me të cilët ajo do të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Fillimisht ai i telefononte vetë klientët, persona që i njihte dhe u thoshte nëse dëshironin të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt parave. Takimin me klientët i linte te një lokal me emrin “A…”, i cili ndodhej në fund të tregut, pranë shtëpisë së marrë me qira dhe aty bëhej prezantimi i saj me klientët nga Ilirjoni. Ai e prezantonte gjithmonë me emrin Mira D. Për çdo marrëdhënie seksuale që kryente me klientët0F. S., Ilirjoni merrte nga 5 mijë lekë, dhe këto lekë klienti ia jepte Ilijronit në prezencë të F. S. paradhënie. Paratë që fitonte, sipas kallëzueses, Ilirjoni shkonte dhe i linte në kumar me lojëra fati te lokal “O…” në Laprakë.
“MOS TREGO”
Kallëzuesja shpjegon se njeh njërin prej këtyre klientëve që ka shkuar me të. Ai është shoku i Ilirjonit, që quhet Ahmet S., nga Burreli. Me këtë shtetas F. S. shpjegon se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dhe për këtë Ahmeti i ka dhënë Ilirjonit dy herë nga 25 mijë lekë të vjetër. Nga policia është bërë identifikimi i shtetasit Ahmet S. dhe është marrë në pyetje më datë 30.5.2012 lidhur me kallëzimin e së dëmtuarës. Ky shtetas pranon faktin se ka kryer dy herë marrëdhënie me të dëmtuarën dhe për të dyja herët ka paguar shtetasin Ilirjon Gjoni me nga 25 000 lekë. Nga këqyrja e telefonit celular që i është bërë telefonit të shtetasit Ahmet S. rezulton se atij i është dërguar më datë 30.5.2012, ora 11:39, një mesazh nga numri i telefonit 06xxxxx96, që i është sekuestruar shtetasit Ilirjon Gjoni, ku i thuhet: “Duhet me ardh dhe me than që nuk kam shku me atë…”.

ARMAND BAJRAMI

© Panorama.al

Te lidhura