GJIROKASTËR- Kolegji Zgjedhor, ka gabuar rëndë me vendimin e fundit që i ka hequr fitoren, kandidatit të PS për Bashkinë e Tiranës Edi Rama. Kështu është shprehur në një deklaratë publike, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Sipas këtij të fundit, rasti i vendimit të Kolegjit Zgjedhor në dëm të të gjitha çështjeve të ankimuara nga opozita pas zgjedhjeve të 8 majit, prijon një alibi të fortë për ndërmarrjen e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.
Kreu i PBDNJ u shpreh se forcat politike, duhet medoemos të jenë aktorë për të siguruar së bashku zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente dhe kjo në dobi të zhvillimit dhe konsolidimit të sistemit të demokracisë që së fundi me zhvillimet e fundit politike dhe në drejtësi, ka pësuar deformime të ndjeshme.
Këto komente, Vangjel Dule i ka bërë, pas konstituimit të Këshillit Komunal të Dropullit të Poshtëm ku partia që ai drejton, rifitoi këtë njësi vendore me Dhimitër Maluqin, si dhe në bashkëpunim me socialistët, zotërojnë shumicën e anëtarëve të këshillit komunal.
Piro Nase
© Panorama.al












