“Sulmit të fashistëve në Kodrën e Kuqe i printe Qazim Mulleti”

Aug 8, 2012 | 12:42

Muharrem Llanaj: Detajet e panjohura të betejës së 7 tetorit 1942

“Në vijën e parë të luftimeve italianët përdorën oficerët shqiptarë që kishin rekrutuar më parë”

“Në Kodrën e Kuqe ishin katër, jo tre sa thotë Enveri”. Fakti i panjohur që publikuam në numrin e kaluar është momenti më i rëndësishëm i dëshmisë së Muharrem Llanajt, të mbijetuarit të betejës së 7 tetorit 1942 në Tiranë. I katërti i Kodrës së Kuqe u gjend në shtëpinë e Ije Farkës mëngjesin e 6 tetorit, me porosi të Miladin Popoviçit dhe Ramadan Çitakut për të vendosur kontakte me Enverin e për të marrë një radio komunikimi për teqenë e Martaneshin, ku ishte komanda e tre njësiteve të Veriut. Të parët që takoi aty ishin Sadik Straveleci, Xhorxhi Martini e Vojo Kushi, tre luftëtarët që pak çaste më vonë nënshkruan atë që u fut në histori si epopeja e Kodrës së Kuqe. Në pasdite u shfaq në bazë Gogo Nushi e Enver Hoxha. Në komunikim me ta i njohu me porositë e Popoviçit, mori udhëzimet e tyre, bashkë me 200 napolona për eprorët e zonës së Martaneshit. “Gjysmë ore pas largimit të Enverit, – kujton i mbijetuari, -nisi sulmi i rrufeshëm”. Çastet e para të rrethimit të bazës dhe reagimet e vrullshme nën komandën e Vojo Kushit ishin preludi i betejës së përgjakshme që zgjati gjashtë orë. Pjesa në vijim e kujtimeve të Muharrem Llanajt zbulon detaje të tjera të panjohura nga beteja e 7 tetorit 1942. I katërti i Kodrës së Kuqe dëshmon për herë të parë se në krye të sulmit te Kodra e Kuqe printe prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti dhe një tabor me oficerë shqiptarë të rekrutuar nga italianët.

(Shkrimin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print. Artikulli eshte vijim i numrit te nje dite me pare, ne te cilen lexuat)

“Në Kodrën e Kuqe ishim katër, jo tre sa thotë Enveri”

 

Dëshmia e Muharrem Llanajt, i mbijetuari i betejës së 7 tetorit 1942

“Vojo Kushi, Sadik Straveleci e Xhoxhi Martinit u vranë, unë mbeta në rrënojat e shtëpisë ku luftuam 6 orë në rrethim”

“Shtëpia në Kodrën e Kuqe u rrethua nga fashistët disa minuta pasi ishte larguar Enveri. Sulmin e ndieu e para e zonja e shtëpisë, Ije Farka dhe dha kushtrimin menjëherë.  U çuam rrufeshëm. Morëm armatimin dhe dolëm nga pjesa e pasme e shtëpisë. Në krye na printe Haxhiu, djali i saj 16-vjeçar. Fashistët na diktuan e na u qepën këmba-këmbës. U përleshëm dhëmbë për dhëmbë me ta. Plotë gjashtë orë. Ne katër, ata 300 të armatosur deri në fyt. I pari u vra Sadiku. I dyti mbeti Xhoxhi. I fundit Vojua që u hodh mbi tank. Unë rashë pa ndjenja, por fati e deshi të mbijetoja Muharrem Llanaj, i mbijetuari i Kodrës së Kuqe, e ka vendosur këtë përmbledhje në faqen e parë të fletores së kujtimeve për t’i dhënë ngjarjes një profil sa më të sintetizuar.

Faqe pas faqe pastaj shpalos me detaje atë çka parë e përjetuar çast pas çasti në betejën e 7 tetorit 1942, ku është ndarë tragjikisht nga shokët dhe ka mbetur i gjymtuar poshtë gërmadhave të shtëpisë së rrënuar nga tanket. Kujtimet e tij janë e vetmja dëshmi autentike e asaj që hyri në histori si epopeja e Kodrës së Kuqe.

(Artikullin e plote dhe rrefimin per ngjarjen e lexoni te plote ne gazeta Panorama, versioni print)

© Panorama.al

Te lidhura