Një çift i dëshpëruar italian ia ka dedikuar vetëvrasjen ish- kryeministrit Silvio Berluskoni, i cili “injoroi kërkesat e tyre për ndihmë”. Salvatore de Salvo, 64 vjeç dhe gruaja e tij Antonia Azzolini, 69 vjeçe, vranë veten pasi humbën shtëpinë e tyre, punën dhe dinjitetin për shkak të krizës ekonomike. Vendimi i tyre tragjik u mor, pasi letrave të shumta dërguar Berluskonit dhe krerëve politikanë rajonale nuk iu dha asnjë përgjigje. Në një intervistë televizive në vitin 2010 ishin shprehur se do të ishte më mirë të vdisnin, sesa të flinin në dhoma të ndara hosteli. Gjashtë muaj më parë, një letër e publikuar në shtypin italian shkruante: “Përshëndetje Silvio, para vdekjes ne të përshëndesim, kavalier i shquar Berluskoni, ta dedikojmë ty lamtumirën tonë finale”. Një javë para vdekjes, një letër e hapur për Berluskonin shkruante: “Do të mësosh nga gazetat për dinjitetin e madh me të cilin dy njerëz ditën se si të vdisnin, të neveritur me hipokrizinë dhe mizorinë e ju politikanëve”. Antonia u vetëvra në një dhomë që e kishte kërkuar me pamje nga deti, ndërsa trupi i Salvatores u gjet më vonë nga një peshkatar.











