“Falja e gjakut”, sot për gazetarët

Sep 13, 2011 | 11:32

Sot në orën 11:00, filmi fitues i “Ariut të Argjendtë” për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin do të shfaqet në Kinema Millenium. Bëhet fjalë për filmin “Falja e gjakut” me regji të amerikanit Joshua Marston dhe me bashkëskenarist Andamion Muratajn. Një film, që qysh në titull tregon se trajton një nga problemet më të hershme të shqiptarëve, gjakmarrjen e që fatkeqësisht trashëgohet deri në ditët e sotshme. Por, gjithçka është parë në një këndvështrim të ri dhe synon të thithë më së shumti kategorinë e publikut të ri. Pikërisht ky këndvështrim tërhoqi vëmendjen e jurisë së Berlinales. Interpretojnë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Çun Lajçi, Refet Abazi etj.. Shfaqja e sotshme është rezervuar për gazetarët dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp, ku marrin pjesë protagonistët e filmit. Më pas, filmi do të nisë shfaqjen për publikun. Po sot, filmi shfaqet në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Botë, Toronto Film Festival.

© Panorama.al

Te lidhura