‘Koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në FB’

Dec 7, 2011 | 18:39

Disa fotografi personale të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg janë hedhur online nga disa hakera të cilët ia dolën t’i merrnin nga profili i babait të rrjetit social.

Në total, 14 fotografi private u postuan në faqen “imgur” nën titullin “Është koha për të rregulluar këto defekte të sigurisë në Facebook”

Facebook dhe Zuckerberg kanë qenë shpesh pjesë e sulmeve dhe kritikave lidhur me sigurinë që ofron rrjeti social për të dhënat personale të mbi 700 milionë përdoruesve. Vetë Mark, është shprehur se është gjithnjë në përmirësim të sistemit.

© Panorama.al

Te lidhura