TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka shtruar sot një drekë më të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pjesëmarrësit në drekë dhanë mesazhe të bashkëjetesës e të harmonisë fetare.
“Në 100 vjet udhëheqësit shpirtërorë të shqiptarëve kanë pasur nga Lidhja e Prizrenit deri në ditën e sotme, një rol themelor në zhvillimet pozitive të këtij kombi, kanë gjetur në të gjitha rastet mirëkuptimin e përbashkët, për të çuar përpara një çështje të drejtë, lirisë kombëtare.”- tha ndër të tjera kryeministri Berisha.
Në drekën e shtruar nga kryeministri ishin të pranishëm Imzot Rrok Mirdita, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Dode Gjergji, Ipeshkv i Republikës së Kosovës, Imzot Zef Gashi, Ipeshkv i Tivarit, Haxhi Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Baba Edmond Brahimaj, Kryetar i Kryegjyshatës Botërorë të Bektashinjve.
Gjithashtu ishin të ftuar, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Ambasadori i Komisionit Evropian, zoti Ettore Sequi dhe Ambasadori i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, zoti Eugen Wollfarth.
© Panorama.al











