TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli dje të pafajshëm ish numrin dy të qeverisë, Ilir Meta, njeheresh kryetari i LSI-se.
Në profilin e tij në Twitter, Rama ka shkruar se “Skenderbeu dhe gjithe eterit e kombit e te pavaresise shqiptare do ndjeheshin sot te turperuar nga llumi i drejtesise pas 100 vjet pavaresi!”
Ai ka akuzuar pushtetin si pengesë për drejtësinë në vend.
“E turperuar ndjehet sot edhe Europa qe dje u pengua nga drejtesia ne perpjekjen per ta pa kandiduar Shqiperine ne BE ne vitin e pavaresise!”- shkruan Rama.
© Panorama.al











