TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama e ka quajtur kërcënim të hapur të drejtësisë në prag të verdiktit të Gjykatës për cështjen ‘Meta’, “daljen më të fundit publike të kreut të qeverisë, në mbështetje të aleatit të tij”.
Deklarata eshte bere gjate fjales se Rames ne nisje te mblehdjes se grupit parlamentar te PS-se.
“100 vjetori e gjen shtetin shqiptar pa shtet, pa pushtet gjyqësor në mbrojtje të lirive. Ne daljen e parë publike Berisha dëshmoi hapur egërsinë e pushtetit ekzekutiv ndaj drejtësisë mu në vigjiljen e seancës gjyqësore që do të japë verdiktin për aleatin e tij. Ai ka goditur me gjuhë mafioze prokurorinë, duke e akuzuar për mashtrim të parlamentit për këtë cështje. Ne kemi mbajtur qëndrimin që do të mbante cdo forcë politike, duke ia lënë drejtësisë të thotë fjalën e saj. Tani nuk kemi asnjë iluzion, pas 100 vjetësh pavarësi, vendoi nuk ka barazi para ligjit dhe gjykatat e saj janë bërë varrëmihëset e drejtësisë”- tha ai.











