Korçë, 3 në pranga, 1 në kërkim për trafik droge

Nov 24, 2011 | 9:39
Policia e Korçës

KORCË- Tre persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni antidrogë të policisë. Sipas policisë së Korçës, arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Boboshtica” ka bërë të mundur sekuestrimin fillimisht të 37 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit, Kudret Bylykbashi 67 vjeç dhe dy djemtë e tij Altin dhe David Bylykbashi përkatësisht 37 dhe 33 vjeç.

Ndërkohë që një tjetër shtetas, Bernard Bylykbashi është shpallur në kërkim i akuzuar po për këtë trafik, pasi në automjetin e tij u gjet një tjetër sasi droge. Nga të dhënat e para rezulton se droga kishte si destinacion shtetin grek.

© Panorama.al

Te lidhura