Zyrtare: Kristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë 2016”

Dec 12, 2016 | 20:15
SHPËRNDAJE

Revista franceze “France Football” ka nisur numërimin mbrapsht për të bërë publik emrin e fituesit të këtij edicioni të “Topit të Artë” edhe pse pakkush ka dyshime se trofeu do të përfundojë në duart e Kristiano Ronaldos. Në listën që votohet nga gazetarët ndërkombëtarë ishin përfshirë 30 lojtarë, dhe numërimi mbrapsht i filluar në orën 17L30, do të përfundojë në orën 20:00 me shpalljen e fituesit.

Ronaldo Topi i Arte 2016

Kronologjia

20:08 – “Hera e parë sjell gjithnjë emocion të veçantë. Por unë mund të them se edhe sot ndjehem sikurse në 2008-n. Është një ëndërr e bërë realitet, nuk e kam imagjinuar kurrë që do ta fitoja katër herë këtë trofe. Jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur”, fjalët e para të kampionit thënë për “France Football”.

20:00 – Kristiano Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë 2016”.Portugezi ishte shënuesi më i mirë i Ligës së Kamioneve me 16 gola (48 në 52 ndeshje gjithsej), duke e udhëhequr ekipin spanjoll drejt triumfit të 11-të në histori. Po ashtu, ai ngriti edhe trofeun e kampionit të Europës si kapiten i Portugalisë. Për 31-vjeçarin, ky është i katërti “Top i Artë”, pas atyre në vitet 2008, 2013 dhe 2014.

8064a

19:56 – Dalëngadalë po i afrohemi pesëshes. Një shkallë më poshtë gjejmë emrin e Garet Bejlit, kampion Europe me Realin dhe frymëzuesi i Uellsit në Europianin e Francës, ku britanikët i befasuan të gjithë duke shkuar deri në gjysmëfinale.

19:51 – Nuk ka një pa dy. Kështu, Leisteri përfaqësohet edhe nga Rijad Mahrez në dhjetëshen e më të mirëve sipas revistës “France Football”. Ylli i “Dhelprave”, i cili u kurorëzua lojtari i sezonit të kaluar në Premier Ligë, pozicionohet i shtati.

19:45 – Xhemi Vardi! Udhëheqësi i Leisterit kampion i Premier Ligës renditet i teti. 29-vjeçari ishte shënuesi më i mirë i “Dhelprave” me 24-gola, si dhe u përzgjodh në formacionin ideal të kampionatit anglez sezonin e shkuar.

19:42 – Pepe është ai që ndan vendin e nëntë me Bufonin. Fitues i Champions-it me Realin e Madridit dhe kampion i Europës me Portugalinë, qendërmbrojtësi luzitan nuk mund të mungonte kurrsesi në këtë klasifikim.

19:37 – Xhanluixhi Bufon është emri i parë mes dhjetë më të mirëve. 38-vjeçari, kampion i Italisë me Juventusin sezonin e kaluar, rikthehet në këtë listë pas mungesës së vjetshme.

19:36 – Dy lojtarë kanë marrë numër të barabartë votash, duke ndarë vendin e nëntë. Pra, këtë vit do të jenë 11 futbollistë në dhjetëshen e parë.

19:20 – I pandalshëm me Borusia Dortmund, Pierr-Emerik Aubamejang sheh veten mes më të mirëve në botë si përfaqësues i Afrikës.

19:10 – Fitorja në Kampionatin Europian vlen gjithmonë në renditjen e “Topit të Artë” dhe këtë e tregon më së miri prania e portierit të Portugalisë, Rui Patricio, në vendin e 12-të.

19:04 – Pas vitit 2003 (vendi i 20), 2004 (14), 2005 (8), 2007 (7), 2008 (9), 2009 (7), 2012 (10), 2013 (4), 2014 (13) dhe 2015 (11), nuk mund të mungonte edhe në këtë edicion emri i Zlatan Ibrahimoviç, që mban vendin e 13-të në klasifikimin e “Topit të Artë” në moshën 35 vjeçare. A do të jetë hera e fundit në këtë listë?

18:43 – Luante përkrah Pogba te Juventusi dhe po përkrah tij është rreshtuar me të njëjtat pikë edhe në renditjen e “Topit të Artë mesfushori kilian Arturo Vidal.

18:36 – Pol Pogba mban vendin e 14, një më mirë se vitin e kaluar, ndërsa ka siguruar 4 pikë.

18:21 – I katërti një vit më parë, por në këtë edicion, Robert Levandovski nuk ka arritur më shumë se vendin e 16 në listë.

18:10 – Tjetër lojtar me vetëm një votë është edhe francezi Dmitri Paje.

17:50 – Luka Modriç gjithashtu ka marrë vetëm një votë dhe mban vendin e 17 në listë.

17:40 –  Toni Kros është emri i parë që prezantohet mes atyre që kanë marrë një votë, dhe renditet në vendin e 17.

17:30 – “France Football” ka bërë të ditur se 11 nga 30 lojtarët e pranishëm në listë nuk kanë marrë asnjë votë.

topi i arte 2016

Renditja

1- Kristiano Ronaldo

6 – Garet Bejl

7 – Rijad Mahrez

8 – Xhemi Vardi

9 – Xhanluixhi Bufon, Pepe

11 – Pierr Emerik Aubamejang 7 pikë.

12 – Rui Patricio 6 pikë

13 – Zlatan Ibrahimoviç 5 pikë

14 – Pol Pogba, Arturo Vidal 4 pikë

16 – Robert Levandovski 3 pikë

17 – Toni Kros, Luka Modriç, Dmitri Paje 1 pikë

20 – Janë 11 lojtarë që ndajnë këtë pozicion pasi asnjë nuk ka marrë vota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura