VIDEO/ Kapet skafi me 1.2 tonë kanabis në Itali, pranga dy shqiptarëve

Mar 9, 2017 | 16:44
SHPËRNDAJE

Një skaf me 1.2 tonë kanabis është kapur ditën e sotme nga Guardia di Finanza në brigjet e Barit. Mësohet se skafi ishte nisur nga Vlora dhe drejtohej nga dy skafistë shqiptarë.

Roja bregdetare italiane e ka pikasur skafin teksa lundronte në det të trazuar. Ai ishte 9 metër i gjatë dhe kishte dy 2 motorë të fuqishëm pas.

Shqiptarët e arrestuar janë të dy banues në Vlorë M.H. dhe H.E., njëri 37 dhe tjetri 34 vjeç. Vlera e kanabisit i kap 12 mln euro nëse do të shitej në tregun italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura