VIDEO/ Gol në frymën e fundit! Shtubina “ndriçon” Rrogozhinën, Egnatia triumfon ndaj Dinamos në finale

May 22, 2021 | 19:03
SHPËRNDAJE

Egnatia ka triumfuar në finalen e Kategorisë së Parë, teksa ka mposhtur minimalisht Dinamon në “Elbasan Arena”, duke fituar kështu titullin kampion.

bandicam 2021-05-22 18-51-16-769

Një gol i Ndriçim Shtubinës në minutën e 93’, i dha fitoren rrogozhinasve, që e mbyll sezonin me trofeun e kampionit.

Dalja e gabuar e portierit Bakaj, bëri që Dinamo të humbiste këtë ndeshje, e cila ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Pavarësisht kësaj humbje, te Dinamo mund t’i gëzohen këtij sezoni për ngjitjen në Superiore, që mungonte prej 9 vitesh.

Kjo ndeshje vlen edhe për milionat, pasi FSHF-ja akordon 30 milionë lekë shpërblim për më të mirën e kësaj lige, të cilat shkojnë për Egnatian në këtë rast.

FT| DINAMO-EGNATIA 0-1

Shtubina 90+3′

KOMENTI LIVE:

90+3′ GOOOOOOL EGNATIA 0-1/ Dalje e gabuar e Edvan Bakajt, nga e cila përfiton Shtubina, i cili gjuan dhe r dërgon topin në rrjetë duke i dhënë titullin Egantias. 

87’ E pabesueshme çfarë ka humbur Shtubina, i cili pas një skeme nga goditja e dënimit, shfaqet i vetëm me portierin, por gjuan shumë keq, me topin që shkon mbi traun e portës.

80’ Vendimtar Edvan Bakaj, i cili i mohon golit Gashit, me këtë të fundit që pas një kryesimi të marrë nga Meta, gjuan me të majtën në zonë, por shikon që goli t’i mohohet nga portieri i Dinamos.

63’ E pabesueshme çfarë shpërdoron Egnatia, fillimisht me Xhemalajn, i cili në zonë provon me një gjuajtje, por ndal  mbrojtja dinamovite, ndërkohë që në të njëjtin aksion provon edhe Shtubina, por as ky I fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

35’ Moment i dyshimtë me Xhixhiuan që pretendon për prekje të topit me dorë nga Krasniqi, por arbitri i ndodhur aty afër e konsideron gjithçka të rregullt dhe vazhdon lojën.

20′ Kundërpërgjigjet edhe Dinamo, me Bilanin që lëshon një predhë nga distancë e largët, por Hasanbelli i vëmendshëm e dërgon topin në goditje këndi.

4′ Egnatia bën kërcënimin e parë, me Xhemalajn i cili lëshon një gjuatjte të fortë nga jashtë zone, por largon Bakaj në goditje këndi.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Bakaj, Boçi, Pere, Hidri, Berberi, Bilali, Kolgega, Fejzaj, Alillari, Almeida, Xhixhiua. Trajner: O. Uku

Egnatia: Hasanbelli, Teqja, Krasniqi, Shyti, Brahimaj, A. Magani, Shtubina, Xhemalaj, Allmuça, E. Magani, Xhekson. Trajner. G. Magani

WhatsApp Image 2021-05-22 at 16.46.26

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura