Veliaj sqaron foton me prokurorin që po heton dosjet e tij, ja ç’thotë

Dec 29, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar foton me prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, i cili po heton dosjet e tij. Në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryebashkiaku tha se me të njihet prej kohësh dhe se takimi ishte rastësor.

 

“Unë kam qenë tek Tajavni sepse një ndërmarrje bashkisë po organiozonte një festë ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik”.

Tare: A kishte konflikt interesi?

Veliaj: Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht.

Tare: Çfarë po ndodh me dosjet

Veliaj: Ne kemi dhjetëra dosje. Ne kemi një bashkëpunim korrekt me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë që duhet të menaxhojë bashkinë më të madhe duhet të takohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura