U largua nga drejtimi i QSUT-së, zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon (Emri)

Mar 25, 2024 | 13:28
SHPËRNDAJE

Albana Fico, e cila prej tre vitesh mbante postin e drejtoreshës së QSUT-së, do të zëvendësohet në detyrë nga Alma Cani.

alma cami albana fico1Alma Cani ka mbajtur postin e shefes së Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ende nuk dihen arsyet e largimit nga posti i drejtoreshës së QSUT të Albana Ficos, por ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.

Ndërsa së fundmi Prokuroria po zhvillon një hetim në lidhje me zjarrin që ra më 11 shkurt në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga ana e Albana Ficos apo Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexoni edhe: “U bë shkrumb investimi 17 milionë euro”- Zjarri në urgjencën e QSUT, Zheni Gjergji: Shkarkimi i Albana Ficos nga qeveria, masë gjysmake për shfaqje

Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë  Enkelejdi Jotin.

Më heret ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.

Lexoni edhe: Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Albana Fico

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura