U gjet e vrarë në Francë, prehet në atdhe shqiptarja që punonte si prostitutë. Nëna apel shtetit: Lejojini djemtë nga burgu të varrosin motrën

Jan 11, 2020 | 14:25

pjimage (32)

Familja, miq e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Brunilda Kovaçit sot në Berat, trupi i së cilës u soll nga Franca që të prehet në vendlindje.

37-vjeçarja u gjet e masakruar dhe gjysmë e djegur në një pyll të Francës në vigjilje të Krishtlindjeve.

1577877119_brunilda

Të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit në shtëpinë e nënës së saj, e cila i bëri thirrje shtetit të lejonte edhe dy djemtë e saj që janë në burg, të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

“Kërkoj fëmijët që janë në burg që të vijnë të varrosin motrën e tyre të dashur. Nuk është as i pari as i fundit. Si ka mundësi. Ata një motër kishin. Është gjynah nga zoti. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, u shpreh ajo për mediat e pranishme.

Trupi i pajetë i Brunilda Kovaçit, nënë e tre fëmijëve, u përcoll për në banesën e fundit në orën 14:00 të së shtunës.

lajmerim-brunilda-kovaci-768x355

37 vjeçarja, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë ku punonte si prostitutw. Ajo kishte me vete vetëm djalin e vogël tw moshws 3 vjeçare.

© Panorama.al

Te lidhura