Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Banorët kanë raportuar pranë sallës operative për breshëri automatiku.
Policia lokale shkuar drejt Spitallës dhe mendon se shkak për të shtënat është bërë një konflikt i çastit midis disa të rinjve, të cilët kanë qëlluar në ajër me armë.
Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur.
Policia lokale në një komunikatë të shkurtër, nuk jep detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, por thekson se një 53 vjeçar, ka njoftuar policinë se ka dëmtime të mjetit të tij të shkaktuara nga armë zjarrit.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri”, thotë policia.
Deklarata e policisë:
Më datë 11.04.2019, rreth orës 17:05, në lagjen nr 17 Durrës, shtetasi A.J.,53 vjeç, ka njoftuar Policinë pasi ka konstatuar në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali, disa dëmtime të cilat ngjasojnë me ato të shkaktuara nga armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar me armë zjarri .
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
© Panorama.al











