Tahiri nxjerr provën e fortë, çfarë dokumenti siguroi ai nga Prokuroria e Katanias?

Oct 24, 2017 | 12:26
SHPËRNDAJE

Deputeti Saimir Tahiri ka bere publik sot nje dokument qe e ka siguruar nga Prokuroria e Katanias ne Itali e cila ka hetuar per 4 vjet banden e Habilajve dhe rezulton se nuk eshte hetuar ne asnje moment shtetasi me emrin Saimir Tahiri.

foto e tab

“Për çmimin e të drejtës e të vërtetës jam i gatshëm të paguaj gjithcka jam e gjithcka kam. As nuk dua të ma fali të vërtetën njeri, por të vërtetën që dua ta gjej vet. Unë taashmë jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti dhe si i tillë brenda 48 orëve sigurova këtë dokument nga prokuroria e Katanias.

Mban datën 23, e thuhet: Ju komunikojmë se sa i përket shtetasit Saimir Tahiri, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga prokuroria e Katanias. Pra prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vjet këtë grup kriminal nuk paska gjetur asnjë herë asnjë lidhje të largët apo të afërt….e kur është kështu, që nuk është hetuar kurrë ndaj meje deri më sot si ka mundësi që prokuroria jonë me letra të bëra publike në media kërkoi dhe kërkon arrestimin tim?

A nuk i thanë prokurroët shqiptarë publikut e parlamentit se prisnin letra nga Italia? Jam shumë dakort, pres edhe unë me padurim të bëhet e vërteta, por kaq të vështirë e kishin institucionet tona të merrnin vesh këtë përgjigje që mora unë?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura