Pas sulmeve ndaj kritikëve të kryeministrit, Edi Rama dhe qëndrimet pro maxhorancës, shkrimtari Gazmend Kapllani është emëruar me vendim qeverie për të qenë anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Kapllani është emëruar si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Qeveria miratoi më datën 05.04.2019 vendimin për anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, të cilët do të zhvillojnë mbledhjen e parë më datë 18 dhjetor të këtij viti.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 1 të nenit 19, dhe nenit 20, të ligjit nr. 16/2018, datë 05.04.2018 “Për diasporën”, dhe të pikës 9, të vendimit nr. 340, datë 6.6.2018 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës”, me propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave”, thuhet në VKM.
“Ndjehem i nderuar që jam zgjedhur në këtë Këshill”, shkruan Gazmend Kapllani në postimin e fundit në Facebook.
Qëndrimet
Gazmend Kapllani në komentet e tij, ka dal disa herë në mbrojtje të maxhorancës aktuale pasi mori këtë detyrë. Në një reagim publik të 13 majit, Kapllani thekson se gazetarët dhe analistët në Shqipëri, “urrejnë Ramën më shumë se tetanozin”. Madje ai propozon që të bëhen dhe protesta paqësore për të kërkuar dorëheqjen e opozitës.

Në një status në Facebook pas emërimit në këtë detyrë nga qeveria Rama, Gazmend Kapllani shkruan se: “E kuptoj qe politika është e ngatërruar shumë në Shqipëri, se është me lehte te fitosh Lotarinë Amerikane se sa të zgjedhësh mes të mirës dhe te keqes. Por kur arrin ne një pike ku opozitën nuk e kupton asnjë vend në botë – përveç Beogradit, Moskës dhe ndoshta Koresë së Veriut si edhe 23-25 gazetareve Shqiptare që urrejnë Edi Ramin me shume se sa tetanosin – atëherë ka ardhur koha qe te organizohet një proteste paqësore me një kërkese të papare ne historinë politike te botes: të japë dorëheqjen opozita.
Opozita shqiptare i ka shpallur lufte jo qeverise tashme por botes. Nuk e kupton askush, nuk e përkrah askush, nuk e mëshiron askush. Ndoshta ka te drejte (ose pjesërisht te drejte) ne ato qe thotë dhe kërkon por mënyra se si e kërkon te drejtën e saj, apo ata qe e udhëheqin opozitën e kane humbur betejën pa e nisur ende. Opozita duket tani si ai i mbyturi te cilin e ke frike se te mbyt…”, shkruan Kapllani.













