“Sigal Uniqa Group Asutria” kontribuon me 60 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

Nov 26, 2019 | 17:44
SHPËRNDAJE

avni PonariKompania e sigurimeve në Shqipëri “Sigal Uniqa Group Austria” ka bërë të ditur se ka vendosur të japë një kontribut financiar prej 60 mijë eurosh për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti.

Presidenti i “Sigal Uniqa Group Austria”, Avni Ponari ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti, ndërkohë që është zotuar se kjo kompani do të jetë në terren për të përmbushur detyrimet karshi klientëve të saj.

““Sigal Uniqa Group Austria” në Shqipëri pjesë e grupit të sigurimeve UNIQA, një prej grupeve financiare në Evropë, është duke përjetuar dhe ndjekur nga afër  çdo sekondë për t’ju gjendur sa më pranë klientëve të saj  të siguruar në gatishmëri totale 24/7 në terren dhe në përmbushje të plotë të  të gjitha detyrimeve kontraktuale.

Kompanitë e grupit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në KOSOVË dhe në UNIQA MAQEDONIA E VERIUT po ndjekin me shqetësim të madh çdo zhvillim hap pas hapi dhe shprehin solidaritetin e tyre duke kontribuar në ndihmë financiare për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti me 60,000 Euro.

Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me të gjithë ju!
Presidenti i Grupit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
Z.Avni Ponari”, thuhet në njoftimin e Sigal.

sigal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura