Shqiptari 35 vjeçar humbi në muajin prill, fermeri grek zbulon fatin tragjik të tij teksa punonte tokën

Nov 12, 2019 | 21:24

Rutina e përditshme e një fermeri u kthye në diçka tronditëse këtë të martë. Ai shkoi si zakonisht për të punuar në fermën e tij me traktor, por sot zbuloi një trup të pajetë në fushën e tij në fshatin Kato Korakiana, në Korfuz të Greqisë.

agro123

Një trup i pajetë sipas mediave greke, i përket një 35 vjeçaris shqiptar i zhdukur në muajin prill të këtij viti.

Pranë skeletit është gjetur pasaporta e tij shqiptare. Atëherë u dha alarmi i zhdukjes por kërkimet rezultuan të pa suksesshme.

Skeleti ishte vendosur në një pronë dhe ishte drejtuesi i një traktori që punonte tokën ai që pikasi trupin duke lajmëruar policinë. Forcat e rendit u përballën me pamje makabre.

Pas gjetjes së trupit, i ndjeri do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe do të bëhet testi i ADN-së për të përcaktuar përfundimisht nëse skeleti i përket 35 vjeçarit.

Reshjet e vazhdueshme të shiut në ishull kanë penguar punën e ekspertit mjeko-ligjor, megjithëse zona ku u gjet trupi është lehtësisht e arritshme.

 

© Panorama.al

Te lidhura