Seanca maratonë, ligji për Arsimin e Lartë miratohet me 78 vota. Opozita braktisi votimin

Jul 22, 2015 | 7:03
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Parlamenti ka miratuar dje me 78 vota pro pas një seancë maratonë projektligjin e qeverisë “Për arsimin e lartë në Shqipëri”. Opozita braktisi sallën votimit. Kuvendi i Shqiperise

Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës kanë diskutuar deri në orët e vona të mëngjesit për nismën Ministrisë së Arsimit.

Deputetët e opozitës e kanë quajtur projektligjin e arsimit të lartë si antikombëtar dhe që do të cenonte rëndë arsimin e lartë në vend. Në seancën e djeshme kanë folur rreth 40 deputetë të të dy kampeve politike, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe ishkreu i qeverisë Berisha kanë replikuar me njëri-tjetrin për rreth dy orë rresht.

Rama dhe Berisha janë thumbuar gjatë seancës për godinën e Kryeministrisë, artikullin e “Financial Times” dhe rritjen ekonomike.

Jozefina Topalli ne seancen plenare te se martes
Jozefina Topalli ne seancen plenare te se martes

Deputetja Topalli e ka kundershtuar ligjin duke thene: “Refuzojeni këtë ligj. Sepse një milion të papunët nuk kanë 3 apo 4 mijë euro për të paguar universitetin. Në këtë tarifë nuk përfshihen librat, transporti. Refuzojeni këtë ligj, sepse ky është ligji që u thotë të rinjve, ikni. Ky kryeministër ka zgjedh të bëjë tregti diplomash”,-deklaroi Topalli.

Ndërkohës, sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, reforma në arsimin e lartë krijon një vizion të ri për Universitetet në Shqipëri.

Ndërsa përfaqësues të maxhorancës kanë deklaruar se nisma është hartuar nga një ekip specialistësh. Sipas ministres së Arsimit, reforma në arsimin e lartë krijon një vizion të ri për Universitetet në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura