Rrëfimi i Ngjelës: Çfarë tha Mehmet Shehu për mua pas raportit të Sigurimit (PJESA III)

SHPËRNDAJE

Në verën e vitit 1968 frynte një lloj lirie në Shqipëri. Ekonomia kishte një ngritje të lehtë, më shumë turistë të huaj kishin ardhur dhe të rinjtë shpresonin në një hapje të mundshme. Pranvera e Pragës, edhe pse zgjati veçse disa muaj, tronditi gjithë Lindjen Komuniste e aq më tepër diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, i cili mbijetonte vetëm sepse ende vazhdonte Lufta e Ftohtë. Në librin e tij “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botim nga “UET Press”, avokat Spartak Ngjela tregon atë stinë të ethshme, e cila u ndje edhe në Shqipëri. Ai kujton bisedat me të atin, me djalin e Kryeministrit të kohës, Mehmet Shehu, Vladimirin, me pianistin dhe dirigjentin Ferdinand Deda dhe shpresën se Pranvera çekosllovake do të vinte edhe në Shqipëri. Si po e përjetonte Enver Hoxha këtë stinë dhe sulmet e tij përmes Mehmet Shehut ndaj vetë Ngjelës së ri, i cili më vonë, kur do të dënohej, do të kuptonte se, ishte pikërisht atëherë, kur kishte nisur ta mbikëqyrte Sigurimi i Shtetit.

Ngjela

SPARTAK NGJELA

Në Pragë zhvillimet ishin galoponte, sepse në muajt e fundit u tejkalua thuajse njëqind për qind artikulli prej 2000 fjalësh. Në Çekosllovaki u lejua qarkullimi i lirë i njerëzve dhe ideve, u lejua pluralizmi politik, nisi hapur nëpër sheshe të këndohej muzika rock dhe jazz-i u bë simbol, ndonëse në Pragë nuk kishte qenë ndonjëherë i ndaluar. Por më e rëndësishmja ishte reforma ekonomike dhe institucionale. U hodhën idetë e privatizimit dhe të konkurrimit të të dyja pronave, u godit lufta e klasave dhe sidomos theksohej pavarësia e Çekosllovakisë. Pra, kuptohej se po vendosej demokracia, konkurrenca e lirë e vlerave dhe ecja drejt ekonomisë së tregut, sepse në artikullin prej 2000 fjalësh theksohej gjithashtu se reforma mund të vijonte edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Komuniste, madje edhe në kundërshtim me interesat e saj dhe të gjitha këto po realizoheshin të amplifikuara. Kjo, në fakt, e çekuilibroi Kremlinin. Në mesin e korrikut, në Varshavë u mblodhën liderët

Në mesin e korrikut, në Varshavë u mblodhën liderët e partive komuniste të Bashkimit Sovjetik, Gjermanisë Lindore, Bullgarisë, Hungarisë dhe Polonisë. Me këtë rast, atyre iu desh të nënshkruanin elementet kryesore të doktrinës Brezhnjev, sipas të cilës, secila nga palët pjesëmarrëse që përfaqësonte komunizmin nacional, sipas vendit që i përkiste, e kishte për detyrë të mbronte socializmin dhe të gjithë bllokun socialist, detyrë kjo e cila u jepte të drejtën që të gjithë bashkë të ndërhynin në çështjet e brendshme të një vendi tjetër socialist, nëse ata e ndienin se kjo ishte e nevojshme. Partia Komuniste e Çekosllovakisë kishte refuzuar të merrte pjesë në këtë takim.

Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Kur e dëgjova këtë lajm, se ç’pata një si ndjesi të brendshme se shumë shpejt ndaj Çekosllovakisë do të ushtrohej dhunë. E dëgjova në radio dore nga RAI në tri apo katër edicione lajmesh rresht, njëri pas tjetrit. Të nesërmen në mëngjes e dëgjova edhe te BBC, që në orën gjashtë e gjysmë të mëngjesit, madje edhe me një koment që ma përforcoi ndjenjën time të brendshme. Diçka do të ndodhte. Por edhe Tirana zyrtare ishte shumë e shqetësuar. Universiteti i Tiranës punonte në hekurudhën Rrogozhinë-Fier, respektivisht në Gradishtë dhe në Libofshë. Por, në të dyja vendet, iknin e vinin ministra e punonjës partie, derisa më në fund erdhi edhe vetë Kryeministri Shehu, që s’bëri gjë tjetër veçse përcolli më egër fjalët që kishte thënë Enver Hoxha. Shehu shfryu për borgjezimin e studentëve, për revolucionarizmin, duke më atakuar mua drejtpërsëdrejti me emër si një individ me pikëpamje borgjeze për jetën dhe zhvillimin, prandaj duhej të më kërkohej llogari. “Ç’është ky që kërkon të na bëhet si Khon Bendit këtu?”, kishte thënë në zyrat e sektorit, por, kur kishte folur kundër meje, unë nuk isha prezent. Kur erdhi në brigadën tonë sikur devijoi nga ato që donte të thoshte, sepse më pa mua drejt në sy dhe u mjaftua duke folur vetëm indirekt. Ishte tepër i acaruar dhe unë e dija se i gjithë zhvillimi ndërkombëtar ishte një frymë antidiktatoKujtimet e avokatit në “Përulja e rënia e tiranisë shqiptare”, nga “UET Press” Sulmi i Mehmetit: Asnjë lëshim individualizmit borgjez të Spartak Ngjelës “Kishte shkuar një material nga Sigurimi i Shtetit me të gjitha bisedat e mia dhe ato që kishim dashur të bënim në Libofshë” K U J T I M E T P R A N V E R A E P R A G E S Në verën e vitit 1968 frynte një lloj lirie në Shqipëri. Ekonomia kishte një ngritje të lehtë, më shumë turistë të huaj kishin ardhur dhe të rinjtë shpresonin në një hapje të mundshme. Pranvera e Pragës, edhe pse zgjati veçse disa muaj, tronditi gjithë Lindjen Komuniste e aq më tepër diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, i cili mbijetonte vetëm sepse ende vazhdonte Lufta e Ftohtë. Në librin e tij “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botim nga “UET Press”, avokat Spartak Ngjela tregon atë stinë të ethshme, e cila u ndje edhe në Shqipëri. Ai kujton bisedat me të atin, me djalin e Kryeministrit të kohës, Mehmet Shehu, Vladimirin, me pianistin dhe dirigjentin Ferdinand Deda dhe shpresën se Pranvera çekosllovake do të vinte edhe në Shqipëri. Si po e përjetonte Enver Hoxha këtë stinë dhe sulmet e tij përmes Mehmet Shehut ndaj vetë Ngjelës së ri, i cili më vonë, kur do të dënohej, do të kuptonte se, ishte pikërisht atëherë, kur kishte nisur ta mbikëqyrte Sigurimi i Shtetit. SPARTAK NGJELA riale. Kishte mbajtur një fjalim të gjatë për revolucionarizmin e gjithë jetës së vendit dhe kishte kërkuar që rinia e borgjezuar e Tiranës të futet në “mengenenë e klasës punëtore”, duke huazuar kështu, një shprehje që e kishte shumë përzemër vetë Hoxha. “Asnjë lëshim individualizmit borgjez, që po kërkon Spartak Ngjela e ndonjë tjetër.”

ka-patur-apo-jo-sozi-enver-hoxha-dhjet-euml-misteret-q-euml-diktatori-i-mori-me-vete-n-euml-varr_hd-1200x630

Më kishte habitur gjithmonë ai njeri, por këtë herë krijova një farë neverie, e cila në fakt më bëri pas disa vitesh që t’i hyja thellë analizës për të parë kush ishte dhe cili kishte qenë Kryeministri shqiptar. Më acaroi shumë, saqë nuk lashë gjë pa thënë kundër tij kur u takuam në shtator në Tiranë. Por Ladi më tha se kishte shkuar një material nga Sigurimi i Shtetit me të gjitha bisedat e mia dhe për të gjitha ato që kishim dashur të bënim në Libofshë, prandaj ka qenë i detyruar ta konsumonte. Të paktën ky ishte mendimi i Ladit, kurse Agim Myftiu më tha se, që nga ai moment më kishin radhitur si “armik të Partisë” dhe qeshi, se e dinte që unë do të tallesha dhe ashtu bëmë të dy: qeshëm e qeshëm gjithë natën me armiqtë e Partisë. Më vonë, kur isha nën arrest për krime politike, e pashë vetë se ndjekja ime permanente nga Sigurimi kishte nisur pikërisht në vitin 1968.

VI

Asnjëri nuk mund të thoshte ndonjë përcaktim të saktë se çfarë do të ndodhte në Pragë. Por kur u ktheva nga aksioni i Libofshës, pata kohë të ndiqja menjëherë dhe nga afër ndodhitë e Pragës dhe entuziazmi i intelektualëve çekë sikur ma hoqi fare atë pezëm që më kaploi tek kisha dëgjuar lajmin e doktrinës Brezhnjev

gusht, shkova në plazh. Atë vit edhe plazhi ishte shumë më i gjallëruar. Të gjithë sikur ishin më të çliruar sepse edhe gjendja ekonomike kishte marrë një farë ritmi si pasojë e kredive dhe e ndihmave kineze. Por edhe turistë kishte më tepër nga vitet e tjera në atë gusht të 1968-ës në plazhin e Durrësit. Dhe unë rrija me ta, me suedezë më tepër dhe shihja se kishte optimizëm. Bitëllsat ishin në kulm, edhe Rollingstonsat. Tom Xhons ishte në qendër të vëmendjes me këngën e famshme “Delila”, që po këndohej nga të gjithë. Takova disa herë mikun tim Prokop Nishku, atëherë nga trompistët më të mirë të kohës, dhe e pyeta për Pragën, sepse ai kishte mbaruar studimet e larta në Konservatorin e Pragës. “Çekosllovakia shpëtoi përfundimisht”, më tha dhe më shpjegoi edhe më konkretisht për të gjitha ato që kishte dëgjuar në Radio Praga. Por, pas disa ditësh, në Hotel Adriatik të plazhit të Durrësit, takova edhe dirigjentin e famshëm Ferdinand Deda. E kisha mik dhe nuk druheshim nga njëri-tjetri, kur flisnim kundër regjimit të Tiranës. Edhe ai më tha të njëjtën gjë, se nuk kishte kthim mbrapa, madje, theksonte ai, Partia Komuniste Çekosllovake pritet të largohet nga pushteti, sepse është vendosur që në Çekosllovaki të zhvillohen zgjedhje të lira. “Ju shpëtuat më në fund”, më tha Ferdi atë darkë, gjithë duke gjerbur konjak dhe me një ton disi të ulët, por tepër shprehës. Megjithatë, më kishte thënë “ju shpëtuat” dhe jo “ne shpëtuam”. Ishte vërtet një njeri i mirë dhe këtë e kishte shprehur në lidhje me moshën: unë dhe brezi im ishim shumë më të rinj se ai, prandaj ai kishte dashur të thoshte me entuziazëm se brezi im kishte shpëtuar, ndonëse në të vërtetë nuk ndodhi kështu, paçka se unë në të vërtetë i besova shumë në ato çaste intuitës së një njeriu aq të talentuar sa ai. Në fakt, kishte qenë një nga pianistët më të kërkuar të klubeve të Pragës dhe këtë nuk ma kishte thënë më shumë ai, sesa moshatarë të tij studentë në Pragë, si Prokop Nishku e Bert Papavrami. Ferdi qe virtuoz dhe unë isha i bindur se ai mund t’u binte të gjitha veglave muzikore, por dhe liberal, njohës i hatashëm i muzikës së xhazit dhe tepër i kulturuar. Në të vërtetë, ai ishte një njeri i lirë dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës.

Enver_Hoxha_dhe_Mehmet_Shehu

I gjithë brezi im kishte njëfarë shprese që edhe hordhitë e 6 shkurtit do të mposhteshin në Tiranë, bashkë me Moskën. Dhe bashkë me hordhitë, edhe gjithë ai varg i gjatë antivlerash që sikur i kishte marrë frymën të gjithë shoqërisë shqiptare. Kurse Hoxha, sipas të gjitha dëshmive që kisha atëherë nga njerëzit e tij të afërm, duke përfshirë edhe fëmijët e tij, ishte shumë i shqetësuar. Dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe, sepse ai jetonte vetëm po të vazhdonte Lufta e Ftohtë. Nuk do të ketë më në Shqipëri një sundues aq mizor, sa të kënaqet me vuajtjen e popullit të tij, gjithë duke shfrytëzuar gjendjen e luftës që kishin të fuqishmit e kësaj bote. Në fakt, kjo kishte qenë vetë tragjedia jonë, mospërfillja ndaj Shqipërisë, sepse territori shqiptar nuk duhej të ishte i asnjërit dhe sunduesi le të bënte çfarë të donte me popullin e vet, përderisa populli nuk ishte i aftë ta rrëzonte. Por këtë gjë, sigurisht që unë nisa ta kuptoj më vonë.

e luante shumë mirë, por, befas, i kishte dalë përpara reforma çekosllovake, e cila mund të çonte në shkrirjen e akujve dhe demokracia e vendosur edhe në Lindje, patjetër që do të ishte fundi i tij. Për takimin e Varshavës, Hoxha ishte shprehur i kënaqur. “Marrëveshja e Varshavës do ta mbysë frymën e Pragës”. Kështu ishte shprehur Shehu në shtëpinë e tij në ditët e para të atij gushti, por Ladi që kishte qenë prezent nuk i kishte thënë asgjë, vetëm kishte dëgjuar. Në darkë, ai sikur ishte bindur edhe më shumë për kënaqësinë e udhëheqjes shqiptare sepse të njëjtën gjë thuajse e kishte dëgjuar edhe nga Enver Hoxha, i cili kishte qenë nga ata për vizitë. “Madje Hoxha,- më tha Ladi,- ishte edhe më i sigurt sepse fliste e fliste gjithë theks të veçantë për intrasigjencën e Moskës”. Natyrisht, ai të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të afërt nuk u fliste kurrë hapur, por me demagogji u thoshte se vendosja e kapitalizmit të plotë nuk është e pranueshme nga udhëheqja sovjetike. Me një fjalë, si Hoxha ashtu edhe Shehu, madje edhe të tjerë byroistë, prisnin me ankth ndërhyrjen sovjetike në Çekosllovaki. Sepse, edhe unë i dëgjoja vetë atë gusht kur thoshin me njëri- tjetrin se rasti çek është më i rëndë se ai hungarez. Dhe sigurisht që kjo nuk ishte një çudi për ta dëgjuar prej tyre. Ata, nëpër vitet që kishin kaluar, të gjithë ishin mprehur me politikën e kurtheve, të intrigave e të terrorit, prandaj e ndienin dhe e kuptonin mirë çdo lëvizje që ndodhte brenda Kampit Socialist, pavarësisht se ndërkohë kishin dalë prej tij. Ata ndienin gjithçka dhe me sa po kuptoja unë, ata e dinin se sistemi i tyre e kishte humbur luftën. E gjithë udhëheqja e atëhershme shqiptare ishte koshiente për një gjë: ajo e dinte se vendet më pak të zhvilluara të Europës po pretendonin se po ndërtonin sistemin më të përparuar të historisë njerëzore. Dhe në pjesën më të madhe, ajo udhëheqje kishte studiuar në Perëndim, por megjithatë po priste nga Lindja. Prandaj, Shqipëria e pasluftës pa dyshim që ishte e gjitha një paradoks. Pjesa dërmuese e familjeve të udhëheqjes së atëhershme shqiptare donte të bënte një jetë “ala perëndim”, kurse e gjithë ideologjia ishte kundër Perëndimit. Kishte një aspiracion individual perëndimor dhe një frymë shoqërore lindore dhe kolektiviste, por ishte krejt e pamundur për mua atëherë, që të kuptoja saktë se si qëndronte në fakt kundërshtia që më paraqitej gjithmonë: ishte Enver Hoxha që e impononte shterpësinë e drejtimit shqiptar apo këtë e donte e gjithë udhëheqja shqiptare? Më së shumti, unë anoja nga mendimi se gjithçka detyrohej nga Enver Hoxha, kurse gjithë të tjerët i mbanin ison duke bërë politikë për interesat e tyre të pushtetit. Prandaj, përderisa të gjithë dukej se e kishin lidhur pushtetin e tyre me fatin e Enver Hoxhës, duhej t’i bindeshin e t’i shërbenin atij, ndonëse thellë-thellë e dinin se betejën për sistemin e kishin të humbur. Ndërsa për Enver Hoxhën nuk mund ta them dot një gjë të tillë, sepse nga të dhënat që kemi për formimin e tij dhe për aktivitetin politik të dyzetë vjetëve, mund të thuhet se ai nuk e njihte fare sistemin dhe, duke qenë një adhurues i madh i diktaturave, me siguri ka menduar që Moska nuk mund të bjerë dhe për njëqind vjetët e ardhshëm. Prandaj i bënte hyzmet gjithmonë mbijetesës së tij nëpërmjet luftës së kampeve. Kjo në fakt, i interesonte dhe prandaj ai nuk e vriste fare mendjen; donte të jetonte si monark e të sundonte dukë lënë peng prosperitetin shqiptar për llogari të ekuilibrit botëror, por në të njëjtën kohë, ajo që mund ta çmendte fare ishte mendimi se Moska mund të binte një ditë në gjirin e Perëndimit. Ky ishte tmerri i tij, i cili u provua më 1990, prandaj thjesht mund të thuhet se është një rast tepër i rrallë në politikë, kur mbijetesa e pushtetit të armikut tënd është edhe mbijetesa jote në pushtet.

Kurrë nuk do të vijë më në historinë botërore një rast si ky i yni, kaq fatkeq e kaq i ndërtuar si me dorë kundër fatit tonë, pra, që të paraqitet sërish një rast ku, një sundimtar mizor të dridhet për fatin e tij dhe të pushtetit të tij, duke u druajtur mos ndalon gjendja e luftës e se mos vendoset demokracia në një botë të tërë. Ky fakt, ndonëse do të ishte i gjithi në të mirë të popullit të tij, përsëri nuk duhej të ndodhte sepse mizori nuk do të ushtronte më pushtetin e tij të dhunshëm. Dhe prandaj koha ecte e bënte përpara me dy kahe në Shqipëri. Këto kahe ishin krejt të kundërta në pritjen e zhvillimit të ngjarjeve çekosllovake. Njëri krah ishte gjithë shpresë nga ana jonë, shpresë për të parë mundësinë e shthurjes së diktaturës moskovite. Ndërsa krahu tjetër ishte nga ana e Hoxhës dhe e rrethit të tij të ngushtë, se mos kjo gjendje bëhej dominante në Lindjen Komuniste. Aty në fakt, ishte vënë në lojë jeta dhe e ardhmja e brezit tim dhe këtë unë e ndieja, edhe pse ndoshta nuk e konceptoja kaq qartë sa sot. Por aty, tamam në Pragën e vitit 1968, ishte përqendruar vetë shpresa për një përmbysje tërësore të totalitarizmit sovjetik. Dhe dihet se ajo nuk ndodhi, për të vijuar deri në vitin 1990, kur reformat radikale nuk u ndërmorën jashtë qendrës së perandorisë, por brenda në qendër, në Moskë. Veçse aty, m’u në atë pikë, ishte vënë në pikëpyetje vetë fati i Enver Hoxhës dhe i regjimit shqiptar.

Ishin pikërisht ato ditë të nxehta që po përshkonin fatin e lëvizjes çekosllovake, kur unë u binda më në fund se në Tiranën politike nuk kishte asgjë që ecte përpara për nga bindja ose nga principet. Aty u pa qartë se askush nuk besonte në ato që predikonte. Enver Hoxha i pari, e mandej gjithë të tjerët. Madje, edhe shoferi i një ministri ishte aq i qartë kur më tha: “Këtu ka vetëm një interes, ai i Enver Hoxhës, gjithë të tjerat janë lojë fjalësh. Që të gjithë janë në lojë”. Ishte Ramiz Bardhi, shoferi i Thoma Delianës, ministrit të Arsimit, ai që m’i tha këto fjalë dhe unë po e kuptoja më në fund që këtë e dinte i gjithë populli. Ndoshta bënin përjashtim politikanët histerikë të 6 shkurtit, të cilët ia kishin hipur një karroce të shëmtuar antiperëndim, sepse ashtu ishte përvijuar i gjithë konstitucioni i tyre i brendshëm dhe prandaj as që donin t’ia dinin për parime apo për ndonjë lloj morali, me përjashtim të ndjesisë së tyre se ishin të sigurt me Enver Hoxhën, sepse ai e urrente Perëndimin.

Megjithatë, ajo që erdhi dhe u nda si me thikë midis meje dhe regjimit të Tiranës, ishte mendimi im, tani i konsoliduar nga qëndrimet e Enver Hoxhës kundrejt Pranverës së Pragës, se Tirana mbahej për shkak se qëndronte ende Moska dhe, sa të ishte prezente Lufta e Ftohtë, Enver Hoxha do të sundonte pa më të voglin problem në Shqipëri. Kjo është arsyeja që ai priste me shqetësim në atë gusht që bajonetat sovjetike të përmbysnin gjendjen e lirisë, që ishte fituar në Pragë. Ky ndoshta ka qenë në tërë historinë e tiranive fati i të shtypurve dhe i shtypësve, që presin nga një ngjarje e përbotshme dhe sigurisht, ky ka qenë në fakt, edhe fati i monarkëve absolutë e sidomos i atyre që kanë qenë pa dinasti: pritje gjithmonë, pritje që rasti, që koha t’u ndihë për regres kundër lirisë, në mënyrë që ata të sundojnë, ata, familja dhe fryma e tyre.

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.