Ronaldo ndahet nga Irina Shayk sepse…

Jan 17, 2015 | 23:21
SHPËRNDAJE

Ronaldo dhe Irina Shayk

Ylli i futbollit portugez është ndarë përfundimisht nga modelja ruse Irina Shayk. Lajmi është konfirmuar sot nga agjenti i modeles në një prononcim për New York Post: “ne mund të konfirmojmë se Irina Shayk i ka dhënë fund lidhjes me Cristiano Ronaldon”.

Zyrtarisht ende nuk thuhet se cili është shkaku i këtij divorci por thashethemet flasin për një përplasje mes modeles dhe nënës së futbollistit.

Agjenti shtoi më tej se “ajo ka pasur marrëdhënie shumë të afërta me familjen e tij. Çdo thashethem negative për Irinën dhe familjen e Ronaldos janë të pavërteta dhe nuk kanë qenë factor që çuan në ndarje. Irina nuk ka ndonjë koment për momentin”.

Shayk refuzoi, sipas mediave, të marrë pjesë në ceremoninë e 60 vjetorit të ditëlindjes së nënës së futbollistit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura