Rimerr mbiemrin e vajzërisë dhe kthehet në shtëpinë e prindërve, historia e ndarjes së Tunës nga Patris Berisha pas 3 vitesh martesë

| 14:30
SHPËRNDAJE

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, jo rrallëherë kanë qenë në kopertinat e mediave rozë për një ndarje të mundshme, por çifti gjithmonë dilte me ndonjë deklaratë për ta mohuar këtë gjë. Tani, me veprimin e bërë së fundmi, këngëtarja ka ringjallur sërish këta zëra. 

Dimë se deri vonë, Tuna në biografinë e saj kishte shtuar mbiemrin e burrit, Altuna (Sejdi) Berisha, ndërsa tani shohim që ajo rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë artistik në “Instagram”. Ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë thashethemet që tregojnë se ç’po ndodh me jetën e Tunës, e cila po flitet madje se ka lënë Prishtinën për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve në Maqedoni.

E pas kësaj ndarjeje që ka ardhur nga mosmarrëveshjet e shpeshta të çiftit, Tuna ka vendosur të largohet për disa ditë pushime me djalin e saj në Republikën Domenikane. Kujtojmë që krizën e fortë çifti e pati në vjeshtën e vitit të kaluar. Vetëm një javë pasi Robert Berisha deklaroi divorcin nga partnerja e tij prej 14 vitesh, Nora Istrefi, nisi të qarkullonte lajmi se edhe çifti tjetër brenda familjes ishte në krizë.

Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan Mauritius në Oqeanin Indian, nga ku po postonte foto e video të aventurave atje. Duke u nisur nga lajmet që nisën të qarkullonin në portale, Tuna bëri statusin se “në 2019-ën, robi mund të pushojë edhe vetëm”, por e la në dyshim çështjen e Patrisit.

Sipas miqve të çiftit, është pak e çuditshme që Tuna dhe Patrisi të pushojnë të ndarë, që do të thotë se ata tashmë kanë marrë një vendim për mbylljen e marrëdhënies së tyre. 34-vjeçarja u nis me pushime vetëm me djalin dhe kjo është shenja e qartë se ajo sapo e ka mbyllur kapitullin e martesës.

Në fakt, nuk është hera e parë që 34-vjeçarja nga Shkupi të përflitet për ndarje nga instrumentisti i muzikës klasike nga Prishtina, Patrisi. Ata patën një krisje të fortë në 2017-ën dhe një tjetër vjeshtën e vitit të kaluar.

Në atë kohë, mediat e komentuan Tunën si “nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha, nga konflikti për fëmijën jashtë martese, deri te zënia me forcë e banesës”. Kujtojmë që konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris, ishte kryetema e mediave për javë të tëra.

Pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mbante anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsideruan këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllanë.

Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks tri vite më parë. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë. Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohej.

Ky ishte celebrimi i dytë i Tunës, pas martesës zyrtare 10 vite më parë me një djalë tjetër nga Prishtina, Rilind Reka, nga i cili u nda pas një viti. Ndryshe nga martesa e parë, që ishte një ceremoni e bujshme me shumë të ftuar dhe shpenzime marramendëse, këtë herë të dytë Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike.

Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikuar me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura. Burime të afërta të çiftit thanë se ata kishin planifikuar dy ahengje, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh kanë dështuar.

Fillimisht u njoftua se çifti do të mblidhej në një drekë, më vonë u tha se ata do të organizonin një darkë larg mediave vetëm për miqtë e tyre, por nuk pati informacione të sakta nëse kjo darkë ishte mbajtur apo jo.

Deklarata e parë e dashurisë së Patrisit për Tunën ishte para festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa ai shkruante: “Zemër! Sonte ‘DUAM’ do të ndjehet brenda trupit tim, tëndit dhe bebushit tonë, në shtratin e barkut tënd, më fuqishëm se kurrë! Të DUA! Toi, toi, toi”. 

34-vjeçarja nga Shkupi nisi lidhje të re me vëllanë më të vogël të Robert Berishës, direkt pas ndarjes nga reperi Cozman. /Panoramaplus.al

     

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.