RENEA, FNSH e policia aksion “blic” në Durrës, kontroll tek terrenet e “të fortëve”

Jun 14, 2021 | 21:32

Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA të hënën në darkë organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

lungo

Korrespondenti i Panorama.al, tregon se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit.

Mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.

I njëjti burim tha se ky operacion drejtohet nga kreu i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

© Panorama.al

Te lidhura