Rauf Dimraj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

May 21, 2014 | 17:45
SHPËRNDAJE

Rauf Dimraj
Me një vendim të ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, Rauf Dimraj është emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit.  “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Z. Rauf Dimraj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.”- thuhet në vendimin e qeverisë.  Në kohën kur Bashkia e Tiranës, drejtohej nga Edi Rama,  zoti rruf Dimraj ka mbajtur detyrën e shefit të klubit të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura