Rama u përgjigjet kritikave: Na shau “kazani i diasporës”, por po t’i besoj mikut tim budist Majkos…

Mar 1, 2019 | 20:55
SHPËRNDAJE

I pranishëm në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës, Kryeministri Rama, gjatë fjalimit të tij nuk i kurseu as batutat.

Ai i është përgjigjur kritikave për samitin, ndërsa tha se ka gjetur të tjerë “kazanë mediatik”, e duke iu referuar disa prej tyre, Rama tha se ato e kanë sharë samitin, por se një gjë të tillë e konsideron të mirë, miku i tij budist, Pandeli Majko.

rama

Sot pashë edhe disa reagime në kazanin e diasporës për këtë samitin, se dhe diaspora ka kazanët e vet dhe më bëri shumë përshtypje negativiteti  reagimeve, njëri thoshte është samiti i vakisë, tjetri i përçarjes e me radhë, por po ti besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos të gjitha këto janë shenja të mira.

Unë dua të them se më vjen shumë mirë që në këtë samit ne kemi mundur të tregojmë për të gjithë ata që kanë qenë të interesuar dhe të vëmendshëm të ndjekin të gjitha panelet se kemi punuar për të vënë disa shtylla qoftë në aspektin ligjor, organizativ, në mënyrë që procesi i ndërveprimeve të mos jetë thjesht një proces ndërveorimi spontan dhe as të karakterizohet në këto samite , por të jetë një proces ku ne krijojmë realisht një hapësirë të ndërvperimi dhe ku arrijmë që të kemi si energji të përbashkët bazuar në vioznin që na bashkon”, u shpreh Rama.

Kryeministri i dorëzoi sakaq edhe tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgut çmimin “Shqipoja e Artë e Diasporës”, të cilin e këshilloi më tej, t’i jepte krahë shqiponjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura